Vërtetë ne si komb na ka hyrë terpia(pangopësia)apo çfarë po ndodhë me ne?!...

Kultura

Vërtetë ne si komb na ka hyrë terpia(pangopësia)apo çfarë po ndodhë me ne?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:19
Dibran Demaku

Ne shqiptarët e Kosovës që jetojmë vite të tëra jashtë,atdheun e shohim ashtu siç duhet të jetë dhe jo siç në të vërtetë është.Ndërkaq shqiptarët që momentalisht (këtë momentalisht e shkrova me qëllim duke parë dhe dëgjuar se si shumë nga ata që do të u jepej mundësia do të iknin një orë e më parë)jetojnë në Kosovë ,e shohin krejt ndryshe.Dhe,ata që gjejnë mënyra e mjete për të ikur,ikin!

Nëse bisedon me ata që ikin dhe ata që dëshirojnë të ikin,do të dëgjosh rrëfime të ndryshme,se si në këtë vend nuk jetohet,se si ky vend nuk do të bëhet kurrë e të tjera fjalë e ankesa të pafund si këto.

E pra,ky popull(them për ata që para njëzetë vitesh ishin nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeçare e tutje,në luftë me armikun serb e jepnin edhe kokën,vetëm e vetëm që atdheu i tyre të ishte i lirë.Ndërkaq tash në liri dëshirojnë(dhe synojnë të ikin,nga sytë këmbët pa u bërë zemra vërr,siç thuhet në popull!(Dje lexova se si një poet i njohur nga vendi amë(dikur ish i burgosur politik,ndërkaq pas fitores së demokracisë për një kohë të gjatë kishte shërbyer në struktura të larta ,deputet e ambasadot,dhe në ikje do të thonte si gjithë të tjerët:(parafrazim,po ik nga ky vend i cili nuk bëhet e nuk do të bëhet kurrë?!...Pas kësaj deklaratë të tij domosdo se lind pyetja:-Po mirë more zotëri,përse nuk e bëre vendin të jetueshëm sa ishe në pushtet?!...Dhe pyetja tjetër do të ishte:-Apo sa ishe në pushtet mendoje vetëm për vete,ndërkaq tash që të iku mjalti dhe sheqeri i pushteti,thua se ky shtet nuk do të bëhet kurrë?!...

Hiç më larg se ditën e djeshme,një krijues-poet i Kosovës,të cilin e kam njohur vetëm nga shkrimet,dhe atë më shumë nëpërmes të rrjeteve sociale,kishte nxjerr një foto ku shiheshin shumë udhëtar(në atë foto ishte edhe poeti).Dhe për ta bërë edhe më të fuqishme dhimbjen e ikjes e kishte ilustruar edhe me një poezi të poetit kombëtar-Asdrenit.
Fenomeni i ikjes vazhdon e vazhdon...nuk ka të ndalur.Dhe derisa të ikurit e fillimviteve të nëntëdhjeta e në vazhdim,ikjen e arsyetonin me pamundësinë e mbijetesës vizavi kushteve që kishte vënë okupuesi serb,tash të gjithë ata që ikin nga vendi i tyre,ikjen e tyre e arsyetojnë duke thënë se po ikin për një jetë më të mirë për vetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre?!

Vite më parë,kur autori i këtij shkrimi,në pushimet verore,kishte vizituar atdheun e vetë dhe në biseda të ndryshme me të afërm e të njohur,kishte mësuar se në vendin e tij po ndodhnin fenomene të çuditshme:Fenomeni i parë ishte ai se të gjithë synonin që të jetonin mirë e më mirë,dhe atë mundësisht pa punuar fare.Dhe për t‘a arritur atë që dëshironin,pothuajse si mundësi të synimit të tyre e shihnin jashtë atdheut.Dikush (apo dikushët)ua kishin mbushur mendjen se në perendim njeriu pasurihet dhe jeton në mjaltë e sheqer pa punuar fare?!...(këtë thënie do t‘a dëgjoja nga një i afërm i imi,i cili në bisedë e sipër do të më thonte se:juve atje në perëndim u mban shteti me shpenzimet e tij,ndërkaq paratë që merrni nga puna i përdorni vetëm për qejfe të ndryshme (?!).

Dhe ai që më thonte kështu e kishte një djalë të tij në një nga vendet e perëndimit,dhe siç do të kuptohej nga biseda,ai,pra i afërmi im,nuk ishte fare i kënaqur me të birin,i cili nuk i dërgonte aq Euro sa i duheshin atij.Dhe kur autori i këtij shkrimi do t‘a pyeste,se çfarë i mungonte atij dhe familjes së tij,ai do të shtonte:asgjë nuk më mungon?As vetë nuk e di se çfarë kam:I kam të gjitha mjetët e punës,për punimin e tokës,djemtë e kanë maunen e re me të cilën punojnë;përveq kësaj i kemi edhe dy makina personale me të cilat lëvizim.Dhe natyrisht shtëpinë e re trekatëshe,për secilin djalë nga një kat,të ndërtuar pas lufte?!...Dhe kur autori i këtij shkrimi do ta pyeste se përse pak më parë ishte ankuar se i biri nga perendimi nuk i dërgonte Euro sa dëshironte ai dhe a mund ta bënte krahasimin e jetës para luftës dhe atë të pas luftës ai do të përgjigjej:-Jo,nuk mund të bëhet asnjë krahasim,pasiqë pas luftës jetojmë më mirë dyqind për qind(200%).Ndërsa sa u përket ankesave,për këtë jemi mësuar.Na keni mësuar edhe ju të jashtmit:na ankohu e ju dërgo para,na ankohu e ju dërgoni para.Jemi bërë si  në gji të nënës,që sa herë ai qanë ajo i jep gji.vetë na keni mësuar kështu,e paqi vetën në qafë!

Pas një pushimi të shkurtër,sikur të kishte harruar diçka,si në qeshje do të shtonte:-Siç duket na ky hyrë tërpia(pangopësia).Dikur një i menqur kishte thënë:“Do të vijë një kohë kur do t‘i kemi të gjitha,dhe do të ankohemi se në nuk kemi asgjë.Kështu ndodhë kur njeriut i shfaqet tërpia(pangopësia)...Si duket po e jetojmë atë kohë!-do të përfundonte i afërmi im!...

Vërtetë,ne si komb na ky hyrë terpia(pangopësia)apo çfarë po ndodhë me ne?!Dhe terpinë(pangopësinë)tonë tentojmë ta shuajmë larg vendit ku kemi lind?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat