Pse?

Kultura

Pse?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:15
Sulejman Mehazi

Më dhimsesh nëna ime e dashur, më dhimbsesh shumë jo vetëm për shkak përkujdesjes suaj, por edhe për shkak ndieshmërisë suaj ndaj meje. E di nëna ime e dashur se të kam lodhur e shumë të shqetësoj, se ti brengosesh për mua!

Sa kisha qejf të largohesha e të luaja ashtu këndëshëm e nëna të gëzohej shumë me mua.

Sa herë që shoqërohem me fëmijët tjerë, ata largohen, shpërdahen e më lënë të vetmuar, kur nëna më merr ata përsëri bashkohen e luajnë bashkë, prapë ju afrohem, ata prapë ikin. (Off...)

Sa keq më vjen për moshanikët e mi që s'mund ta kuptojnë sinqeritetin tim, jam shumë i mirë e i sjellshëm me ata, edhe pse sillen keq, unë asnjëherë s'ua kthej me të njëjtën masë.

Më e keqja është se të mëdhenjtë na shikojnë ftohtë e jo me dashuri e dhimbshmëri, prindërve tanë ju lavdërohen për aftësitë e fëmijëve të tyre.

Por unë jam aq i mirë sa që prindërit e mi tërë jetën e jetës do më duan e do përkujdesen për mua! E si mund të mos jem i mirë kur jam i krijuar nga engjëjt!

Mua Zoti më ka bërë që mos të kem shumë dëshira fëmijërore, po aq sa më mundësohet mua.

Derisa fëmijët shkojnë në shkollë për të marrë dituri, unë kam lindur për të marrë këshilla e vetëm këshilla! Këshillat e edukatorëve janë më të vlefshme sesa dituria e juaj në shkollë, këshillat janë dëshirat dhe dashuritë tona! Dituria është qumësht, këshilla për ne është ajka e qumështit. Ne nuk jemi inteligjentë, ama të butë si qengjat dhe kemi nevojë për edukatorë, njësoj si qengjat për barinjtë e tyre. Ata s'mund të jetojnë pa përkujdesjen e barinjëve ndërsa ne pa përkujdesjen e edukatorëve.

Pasi jemi kështu të përvuajtur, pse askujt përveç prindërve, s'na dhimseni fare? Ku është shteti e çfarë bënë për ne, a s'jemi ne banorë  të mirë të këtij shteti?

Pse s'jam dhe unë si fëmijët tjerë, pse jam i anatemuar e s'më pranojnë në shoqëri, dhe unë dua të jetoj si ata!

Shtojcë:

Respek e përkulje për prindërit dhe fëmijët e tyre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat