Edhe njëherë për gjuhën

Kultura

Edhe njëherë për gjuhën

Nga: Dibran Demaku Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Atëherë kur gjuha jonë e bukur shqipe,tek ne shqiptarët e Kosovës,duhej të dhënonte ngritje,pas luftës,ajo përkundrazi pësoi degradim të tmerrshëm. Pas luftës nga politika u lejuan të hapeshin lloj-lloj shkollash e universitete private,dhe në „diplomuan“ lloj-lloj analfabeti, e pse të mos „diplomonin“të tillët kur edhe ata që u jepnin mësim nuk ishin hiç më të mirë se „studentët e tyre.

Dhe do t’i që këta të diplomuar do të zinin vende kyqe në politikë,në diplomaci,në kulturë,në arsim e ku jo tjetër.Ish arsimtarë të dobët të kohës së autonomisë së Kosovës,tash me firmë të partive që u sherbenin,do të merrnin tituj e grada të larta si mr.e dr.dhe të tillët do të udhëheqnin institucionet kulturore e arsimore,dhe nën udhëheqjen e tyre tash sa vite Kosova del e fundit në vlerësimin e Pisa-s.
Nën udhëheqjen e këtyre të „gjithëditurve“,më së shumti pësoi gjuha e bukur shqipe.

Në vallen e politikës e politikanëve gjysëmanalfabet, u hodhën edhe disa të ashtuquajtur intelektualë e krijuesë,të cilët pas pavarësisë së Kosovës do të deklaronin se tash e tutje ne shqiptarët e Kosovës do të duhej ta kishim një gjuhë të ashtuquajtur „kosovarçe“.Kjo i ndihmoi edhe më shumë degradimit të gjuhës shqipe deri në masën sa që kur të takohen zyrtarë të vendit amë-Shqipërisë me zyrtarë të Kosovës ju duhet të kenë përkthyes të gjuhës shqip-shqip?!

Gjuhën e kanë degraduar sidomos reporterët dhe moderatorët e satacioneve të shumta televizive,pasi që ata,pra reporterët dhe moderatorët e stacioneve televizive kanë kontakt më të drejtëpërdrejtë me shikuesin!

Është një i ashtuquajtur „moderator“ televiziv i cili më shumë se kravatat dhe këmishat i ndërron televizionet,i cili e ka bastardhuar vite me radhë gjuhën shqipe?!Dhe si për habi,punëdhënësit e tij nuk ia tërhjekin asnjëherë vërejtjen.E pra,punëdhënësit e tij dikur kanë punuar në Radiotelevizionin e Prishtinës,i cili sa i përket punës profesionale si dhe të gjuhës shqipe ishte larg më i mirë se pothuajse të gjitha televizionet e sotme shqipe!Kur themi televizionet e sotme shqipe e kemi fjalën për televizionet kosovare!

Moderatori,të cilin e përmendëm më lartë tash mbi njëzetë vite i maltreton shikuesit me gjuhën e tij prej rrugaqi,dhe kurrëgjë kurkujtë.

Që skandali të bëhet edhe më i madh,ai moderator që gjuhën shqipe nuk e njeh as sa një fillorist mesatar,lavdërohet e ngritet në qiell nga ata që i fton në studio.E moderatori“brilant“nuk bën gjë tjetër vetëm qeshet si një fëmijë i pafajshëm?!..

Dhe si ky i ashtuquajtur moderator ka sot plotë e përplot në Kosovë,Prandaj,në një shkrim të mëherëshëm e shtrova çështjen e ligjit për gjuhën.Ligji për gjuhën do të duhej të miratohej me urgjencë nga Kuvendi i Kosovës.Dhe në atë ligj,në amandamentet e tij do të duhej të thuhej qartë se të gjithë ata që e lëndojnë gjuhën shqipe,si gjuhë amtare të tyre duhet të dënohen sipas ligjit.Një ligj të tillë e kanë shumtë vende të Bashkimit Europian,prandaj përse të mos e kemi edhe ne?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat