Dielli është dita më e bukur

Kultura

Dielli është dita më e bukur

Nga: Atdhe Geci Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Atdhe Geci

Antikë, epoka jonë është  jo si e duami

edhe sot bëhet luftë, tradhëti, pushtime

epika dhe lirika rrjedhin si  në  lashtësi

qiej midis kohërash lejojnë të jemi afër

Antikë, je gjenialiteti i pellazgo-ilirëve

në zemër kam lot të përlotur prej poeti,

për epokën më të qytetëruar  të kombit

Pyes e u pyes; si ndodhi të vetëhiqemi,

nga alfabeti pellazg  dhe nga origjina e

jonë e të lashtëve, nga  përënditë  tona,

dhimbja e as heshtja  s´kanë përgjidgje

Të  bukurat  ditë  të  antikës, më  falni!

Pranimi i origjinës sonë po ecë ngadal

Atdhe, fol i shtrenjti im, pse  i  tërë  ky

komb me tërë këtë shkollë  dhe  dije të

mos jetë i aftë të merrë vet një vendim

Fol  e  ëmbla  tokë  pellazgo-shqiptare

pse ndodhë  të  heshtet tërë një kujtesë

jemi nga lëndë e veçantë  e gjuhës dhe

shkrimit, jemi lëndë e  bërë  nga  zotat.

Gjenialiteti pellazgo shqiptar  i antikës

qëndron në gjithçka më lart se nipërit-

stërnipërit e tyre edhe pas mijavjetësh!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat