Humor me psikiatrin

Kultura

Humor me psikiatrin

Nga: Fatmir Lohja Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:06
Fatmir Lohja

Rastësisht, në rrugë, takova mjekun psikiatër,Ilirin. Jemi shokë fëmijërie. Nuk po e përshkruaj as atë, e as veten. Jemi dy qytetarë, që "të kënaqin syrin me i pa”, - e thotë kënga. Doktorin e dua më shumë se të tjerët , se ka humor të lindur. Edhe profesioni shumë e ka zhdervjelluar për ta tjerrë më gjatë. E pashë mirë se qe pranë çarkërqejfit. Me këmbëngulje me uli në një bar të rastit. Nga entuziazmi i shkëlqenin sytë.

Të do vjehrra fort, - më drejtohet sapo zumë vend. - Sapo mora shperblimin me rastin e pandemisë.

Po ju pse u shperblyen ? Ti nuk ke lidhje me pandeminë,- e gërgas.

Para ,e pas shërimit nga koronavirisu, tek ne janë pacientët më të shumtë,- dhe me sheh me indiferntizëm.

Kam ndenjur edhe më përpara. M’i ka treguar shqetësimet e ngarkesës në punë, pas shfaqjes së pandemisë. Kur erdhën kafetë me bisht, nuk pushonte zoti Ilir. Mendova t’i bëj një lojë. Ai gërr-vërr, unë asnjë fjalë.

-Po ti pse nuk flet?- m’u drejtua kur i zbrazi të gjitha.

- Ka mundësi, ilaçet, këshillat, që më ke rekomanduar ma kanë ngjeshur trurin , dhe nuk më lënë të mendoj,- e gjuaj

- Nuk të kam dhënë ilaçe për ta mbyllur gojën plotësisht. Për këtë jam i bindur. Pse të kam mik të mirë, nuk më pëlqen kur, e nis, e nuk pushon. Pa gojë mos lëntë Zoti njëri, se prishet komunikimi, - ma kthen duke më parë, kinse me seriozitet.

- Ai ishe ti, që më rekomandove përpara katër javëve, ta dyfishoja dozën e hapave? - e pyes, ndonëse nuk shkova në famaci me recetën e tij.

- Pi një dopio raki , se të vjen zëri menjëherë!- porositi edhe kamarierin Iliri.

- Me pak meze edhe mund ta shtyjë,- ia kthej në vend.

- Dakort jam me kërkesën tënde, por do të më japesh fjalën se nuk do të marrim më raki!

- Duke parë , e duke menduar, dikur do të dalim nga ky lokal. Të jap fjalën se në shtëpi do të fle sonte!- i përgjigjem me zë të ulët.

- Unë jam më i marrë se ti.

- Ke filluar edhe ti me pi hapa?- i rri gati.

- Nuk ka mjek , që nuk pi ilaçe, o marrok!

- Kolegët tuaj flasin më pak se unë. Kjo qënka arsyeja?- e drejtohem si shumë i habitur.

Më shihte me vëmendje, sa më hyri frika. U përqendrua. E piu edhe një gdhënke raki me shumë dëshirë.

Tani m’u kujtua. Ti nuk ke shkuar të marrësh ilaçet te farmacia, që të rekomandova .

Jo . I bleva te farmacia e lagjes.

Pse?

Në opinion është hapur fjala se mjekët janë të lidhur me farmacitë. Nuk më pëlqeu , kur ma dhe atë adresë ,- i them me sinqeritet.

Ku qendron problemi ?

Përgojoheni se i ndani paratë, në dëm të pacientit, duke i mbushur recatet me ilaçe të shumta.

U mpi pas përgjigjes sime. Vetullat i shtregonte, e i lironte në vazhdimësi. Rradakia e psikiatrit nuk po gjente qetësi. Disa herë kërkoi të fliste, por mesa dukej vetëdija e frenonte.

Meqë je me profesion ekonomist, po të them se ke dalë me humbje, që nuk ke shkuar të marrësh ilaçet te farmacia, ku të adresova,- m’u kthye papritmas.

Ndoshta kërkoje të thoje se kam kursyer. Farmacia e lagjes tonë i ka çmimet më të lira në Tiranë,- i kundërpërgjigjëm.- Nuk më pëlqeu kur më rekomandove të dyfishoja dozën, në takimin e fundit. Nuk jam krejtë budalla !

E kapi një gaz shfrenues doktorin, sa tërhoqi vëmendjen e të gjithë klienteve. Nuk thashë ndonjë gjë humoristike, sa shoku im i mirë të gajasesh.

E pranon se je pak!

Deri sa jam pacienti yt, diçka ka të vërtetë në këtë mes.

Pse je pak, të kam rekomanduar ato ilaçe.

Diçka kam. Pse ma dyfishove dozën?

Se veç mirë të bëjnë.

Ku qendron e mira? Ma ke mbyllur gojën me shtupë.

Më duket se po të përseritën simtomat ! Mendoj se duhet ta dyfishoj përsëri dozën.

E don shqip? Nuk i kam pi aspak hapat tuaj.

Jam i bidur për pohimin tuaj, se ta njoh mirë kokën. Mund të ma japësh një arsyetim ?

Nuk kam shkuar në asnjë farmaci, se më vinte turp të blija hapa për të marrët.

Mirë ke bërë.

Si qënka mirë edhe me i ble, edhe mos me i ble? Nuk mund të ketë dy të mira të kundërta!

Ti e di .

Çfare di unë? Ma ftillo pak!

Si shok fëmijërie , jam munduar të ndihmoj, që të bëhesh më pak llafazan, ndonëse e di se e ke sëmundje të vjetër, - e qeshte doktori me sinqeritet.- Do të mundohem të shpjegoj se pse ke vepruar mire, në të dy rastet.

Më bëri kubël nga çfarë dëgjoja. Te farmacisti, që e ka mik të vjetër, ka lënë vitamina të ndryshme, të dhuruara nga një koleg I huaj. Nuk ka mundur t’I pijë familjarisht të tëra, prandaj ia ka dhënë mikut në ruajtje. Nga receta farmacisti e merr vesh se klienti është miku u doktorit, prandaj nuk merr para për ato. Dyfishimin e dozës e ka bërë me lehtësinë më të madhe, se fundi fundit vitaminat vetëm mirë të bëjnë, dhe nuk kanë efekte anësore .

Nga shpjegimet me iku goja me të vërtetë, e jo më gjasme. Në këtë moment, një klient, na sjell në tavolinë dy dopio raki.

-T’u bëjë mirë si ju , edhe pacientit tuaj,- na uroi duke buzëqeshur,e duke më parë me dhimshuri.

Edhe këtë pata mangut! Sarahoshi ma vuri vulën për të marrë.

Nuk rri vetëm me marrokë. Jam njëri .Kam nevojë të rri me shoqërinë,- dhe ia kthen gotat Iliri.

Në përgjigjen e Ilirit, e pashë mirë se silurën e adresoi te unë.

Dëgjoje doktorin, se nuk po flet kot ! –i dal zot vetes.

Gjithë ajo e qeshur , mendoj se të erdhi nga bashkëbiseduesi ,- dhe miku i paftuar u largua me gotat e rakisë.

Ramë në heshtje jo të mirë.

Nuk bërë mirë që i ktheve dy dopiot,- e ngacmoj për të prishur qetësinë e pavend.

Ta porosis unë, vetëm pasi të më japësh fjalën se kur ta nisesh, do të pushosh sa më shpejt,- më përgjigjet kinse me seriozitet.

Porositi ti! Këtu jemi! Duke parë, e duke bërë, do të ngrihemi dikur nga kjo tavolinë, -I përgjigjem edhe me të njëjtin tonalitet .

E zgjatëm pak, se fol njëri, e ndërpreje tjetri, me veshtirësi e gjetëm fundin. E tregova këtë histori, se m’u mbush mendja, se nuk mund të vë në lojë një psikiatër. Janë nëna e trurit, dhe mua më hëngri….. për ta ngacmuar!? Besoj se u bindet edhe ju ,se ku më degdisi psikiatri më humorin e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat