Doajeni i gazetarisë Jusuf Ferizi, një jetë kushtuar të vërtetës

Kultura

Doajeni i gazetarisë Jusuf Ferizi, një jetë kushtuar të vërtetës

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:50
Jusuf Ferizi

”Dhe familja Ferizi, në kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë, më 30 shtator 2015, kushtuar Jusuf Ferizit, gazetar, redaktor, komentator, publicist dhe atdhetar i kombit shqiptar, i cili sot mbushi 17 vite të ikjes në amshim (10 dhjetor 2003). Ai nuk i përballoi dot një sëmundje të rëndë gjatë mjekimit në Stanboll, duke u ndarë nga familja, miq, kolegë, shokë në moshën 64-vjeçare.

I përjetshëm qoftë kujtimi për këtë doajen të gazetarisë kosovare. Ishte një humbje e pakompensueshme për Kosovën. Njeriu vdes,por veprat nuk vdesin.Ato mbesin dëshmi më të mira të jetës në kohë.E tillë do të mbetet edhe vepra emblematike e Jusuf Ferizit,gazetar e publicist i mirënjohur.Është krenaria e familjes dhe e atyre që për dyzet vjet patën fatin dhe nderin të punojnë dhe bashkëpunojnë në profesionin e gazetarisë,si në gazetën “Rilindja”(1963-1973),spo ashtu edhe në Televizionin e Prishtinës(TVP) 1973-1990.Në këtë medium të fundit Jusufi punoi si gazetar,redaktor e komentator në Programin informativo-politik(PIP).Për shtatëmbëdhjetë vite me radhë ai redaktoi dhe drejtoi Ditarin e mbrëmjes të orës 19:30,herë vetëm e herë me kolegët redaktor Ali Alaj,Muhamet Mjeku,Zenun Rexhepi,Halil Hyseini etj.Por,jo vetëm kaq.Ai ka drejtuar edhe emisionin tematik “Aktualitete”nga studio,por edhe transmetime të drejtpërdrejta nga mjediset e ish-kombimateve gjigante,ndërmarrjet e fabrikat e ndryshme me mysafirë të shumtë,si dhe me ish-udhëheqësit politik,ekonomik,tregtar e të tjerë gjithandej Kosove.

Për dyzet vjet,si në gazetë dhe në televizion Jusufi ishte emblemë e informimit të qytetarëve të Kosovës me informata,komente,vështrime,pastaj transmetime të drejtpërdrejta të ngjarjeve politike,ekonomike në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi,si kongrese partiake,sindikale etj.Ishte dhe do të mbetet një emër i papërsëritshëm në gazetarinë dhe publicistikën shqiptare.Ishte një burrë i fjalës dhe i besës,energjik,këmbëngulës,i vendosur,guximtar dhe mbi të gjitha i palëkundur në zanatin e tij.”Ishte shtylla kryesore e gazetarisë në TVP”,do të thoshte ditë më parë ish-kamermani i TVP-së,Lulzim Shasivari.Ishte alfa dhe omega në emisionet informative në TVP.Jusufi ishte edhe korrespodent i TVP-së dhe gazetës “ Rilindja” në Lindjen e Mesme gjatë viteve 1980-1983.Bashkëpunoi gjatë edhe me gazetën kombëtare “Bota sot”,para dhe pas lufte.Ishte doajeni emblematik i gazetarisë fshikulluese.Autori i këtij shkrimi kujtues pati fatin që për 15 vite(1975-1990),të mësoj shumë nga penda e Jusufit me një përvojë të madhe në gazetari.Kaluam 15 vite bashkë në TVP me hallet dhe dertet tona të përditshme.Ai nuk u ndal deri në ditën e fundit,njeri që na la shumë përvojë  dhe mësime për t’u përballur me sfidat e ndryshme të jetës së asaj kohe.Ishte njeri i profesionit të gazetarit,i dashur,i afërt,bashkëpunëtor i pa shoq me të gjithë.Ishte gjithmonë i buzëqeshur,i hareshëm në biseda,komunikativ dhe ishte atdhetar.Jusufi ishte edhe mësues i të gjithë gazetarëve të gazetarisë deri në fund të jetës.Ai e donte informatën e së vërtetës,për t’i zbardhur shumë enigma.Ai që pati guximin të futej ku s’duhej,madje edhe në flakët e zjarrit,vetëm e vetëm që t’i informoj drejt e me kohë qytetarët nga vendi i ngjarjes.Zemra,mendja dhe pena e tij e shquar,një jetë në përkushtim të lajmit,informimit dhe kritikës së denjë.Jusufi ishte largpamës dhe vizionar.Ai ishte gazetar emblematik dhe i dashuruar në penën e tij fshikulluese në gazetarinë shqiptare.Këshillat e tij ishin si një baba,gazetar dhe njeri që kishte dinjitet dhe personalitet të lartë e të palëkundur.Ishte optimist,na la shumë përvoja dhe mësime për t’u përballur me sfida të ndryshme të jetës.Ai do të kujtohet gjithnjë si një profesor e frymëzues për breza të tërë të gazetarëve në Kosovë.Me shkrimet,rapotimet,komentet e tij të dalluara për realitetin dhe përditshmërinë tonë të asaj kohe,deri në momentin e fundit të ushtrimit të profesionit nuk u ndal duke qenë një gazetar,komentator,reporter dhe publicist.

Jusufi,në vitin 2001 do të botoi librin “Kosova nuk është Serbi”,të cilin ia kushtoi birit të tij Minatorit,të lindur bashkë me minatorët e Stantërgut,të cilët dolën nga zgafella më 26 shkurt 1989.”Kjo lindje e madhe shënon ndarjen e përjetshme të Kosovës nga Serbia”,do të shkruante ndër të tjera Jusufi në parathënien e këtij libri.

Vlen të kujtohet që pas okupimit dhe largimit me dhunë nga puna të 1300 punëtorëve të RTVP-së nga pushtuesit serboslav më 5 korrik 1990,më 17 korrik në Zagreb,Jusufi bashkë me kolegët Ali Alaj,Selim Arifi(tani i ndjerë) dhe Lekë Musolli,nxorën botimin e parë të gazetës DIELLI”,Tribunë e gazetarëve të pavarur të Kosovës,duke vazhduar deri në shtator,e që pastaj vijoi së botuari në Prishtinë deri në vitin 1992.Po nga Zagrebi,Jusufi me kolegët e sipërthënë do të udhëtojnë drejt Vjenës ku u hodhën në grevë urie në sheshin Hafburg,kundër okupimit serb të RTVP.Por,këta nuk u mjaftuan dhe nuk u ndalën vetëm me kaq.Grevën e dytë e vazhduan në muajin gusht para selisë së OKB-së Nju Jork.

Krejt në fund,kujtojmë që Jusuf Ferizi u lind më 26 qershor 1939 në Kodrali të Deçanit dhe vdiq më 10 dhjetor 2003 në Stamboll,ku ishte për shërim nga një sëmundje.Shkollën fillore e kreu në Irzniq,të mesmen dhe Fakultetin Folozofik-Gjuhë e letërsi shqipe,në Prishtinë.Gazetar i “Rilindjes”ishte nga viti 1963 deri më 1973,kur kaloi në Televizionin Shqiptar të Kosovës ku punoi deri më 5 korrik 1990.

I çmuar dhe i paharruar qoftë kujtimi!Lavdi jetës dhe punës tende i nderuar Jusuf!Të qoftë i lehtë dheu i tokës nënë në varrezat e katundit të lindjes Kodrali!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat