Dasmë me flamur

Kultura

Dasmë me flamur

Nga: Dibran Demaku Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:56
Dibran Demaku

Goce e Tiranes
cuni i Prishtines
mu tek ure e Lanes
dashuri ne ninez

goce e Prishtines
cuni i Tiranes
dashuri ne ninez
mu tek ure e Lanes

dashuri ne ninez
ku rrjedh uje nen ure
Tirane e Prishtine
dasme me flamur...

Eja sërish

premtoji të gjitha çfarë duhet premtuar
pranoji të gjitha çfarë duhet pranuar
kujtoji të gjitha çfarë duhet kujtuar
harroji të gjitha çfarë duhet harruar
veç ëndrrën shpirtërore mos e vdis zgjuar

dhe eja sërish me diellin e aguar
dhe eja sërish nën qiellin e praruar
dhe eja sërish ti o syri i shkruar
dhe eja sërish të të mbaj në duar
në ëndrrën e këputur asnjëherë të shuar

se jeta nuk është vetëm një rrjedhë lumi
se jeta nuk është vetëm një ëndërr gjumi
se jeta nuk është vetëm një fluturum pëllumbi
se jeta nuk është vetëm një krismë plumbi
nganjëherë është e ngjizur keq në lloj lloj brumi...

Po ju lë...

po ju lë së bashku në një adresë
që për fat të keq nuk i thonë vendlindje
shtëpinë e ndërtuar me gjak e me djersë
asnjëherë mos e nxirrni në shtije

po ju lë së bashku në një adresë
larg prej vendit të të parëve
kurrë mos bini në harresë
si pasardhës të shqiptarëve...

Nuk është më

nuk është më as shtëpia
nuk është më as qershia
nuk është më as rrugica
nuk është më as misërnishtja
ku më prisje dhe të prisja

nuk është më as as molla
nuk është më as shkolla
nuk është më as belholla
nuk janë më as buzët e holla
veç ca kujtime me pluhur e njolla...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat