Optimizmi gjallon gjithmonë në shpirtin e krijuesëve

Kultura

Optimizmi gjallon gjithmonë në shpirtin e krijuesëve

Nga: Dibran Demaku Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:49
Dibran Demaku

-Çfarë do të shkruani ju poetët,tash kur atdheu është i lirë dhe i pavarur!-na kishte pyetur një mik yni që nuk shkruante as poezi e as prozë,por që poezinë e prozën e lexonte me ëndje.I entuziazmuar me lirinë dhe pavarësinë e vendit,si si dhe shumë nga ne (naivët) mendonim se me liri dhe pavarësi do të arrihej gjithçka. Se liria dhe pavarësia e atdheut ishte edhe buka edhe kripa; ishte edhe qumështi edhe mjalti;ishte edhe ëndrra edhe shpresa; ishte edhe mirëqenia pa pengesa!...

-Liria dhe pavarësia e atdheut nuk është fundi i ëndrrës dhe shpresës;nuk është qumësht i e mjalti;nuk është...,por është vetëm filimi!-kishte thyer heshtjen njëri nga ne.Dhe pasi kishte heshtur për ca momente,nuk dihej për çfarë arsye,kishte vazhduar:-Tash do t‘a kemi radhën ne ëndërruesit e përjetshëm(e kishte fjalën për krijuesit në përgjithësi) që të punojmë dhe bëjmë më të mirën për atdheun tonë!(ishin ditët e para pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe euforia dhe entuziazmi i njerëzve kishte arritur kulmin,nëse mund të shprehet një konstatim i këtillë!...

-Mos ma merrni për të keq për pyetjen që bëra në fillim!-e kishte thyer sërish heshtjen që kishte gjalluar për ca çaste,miku ynë jo poet.Pastaj meqë asnjëri nga ne nuk kishte thënë asgjë,ai kishte vazhduar:-Në jetën time të vogël kam lexuar me ëndje prozat dhe poezitë tuaja(por edhe të krijuesëve të huaj)dhe më ishte krijuar përshtypja se poetët,shkrimtarët dhe krijuesit në përgjithësi shkruajnë për vuajtjet dhe përpëlitjet e vendeve dhe popujve të shtypur,në mënyrë që krijimtaria e tyre të japë kontributin për lirinë e popujve dhe vendeve të shtypura!Në këtë kontest i kisha parë,lexuar dhe përjetuar edhe shkrimet tuaja.

-Siç e tha edhe ky miku ynë pak më herët,me lirinë dhe pavarësinë e një populli dhe një vendi,nuk është fundi,por fillimi!Dhe siç na ka mësuar jeta,çdo fillim është i vështirë:varet se si do të dijmë(dhe a do të dijmë)të ecim me lirinë!Sepse,poqese nuk ditëm t‘a ndërtojmë lirinë,mund të ndodhë që pastaj lirinë e ëndërruar një jetë të tërë t‘a tëhuajsojmë deri në urrejte!Dhe po na ndodhi kjo,atëherë mjerë ne!Nuk e tha kot ai miku ynë i madh atë fjalinë lapidare:-„ Luftën e fituam së bashku,lirinë ndërtojeni ju!...“

Që nga atëherë kanë kaluar vite!Shumë nga miqtë e këtij rrëfimi nuk i kam takuar më.Nuk i kam takuar fizikisht,sepse me disa ende shkruhemi nëpër rrjetet sociale,ndërkaq ndonjëri edhe nuk është më në këtë jetë!

Në ndërtimin e lirisë diku u gabua.Dhe krejt natyrshëm erdhi edhe dëshpërimi!...

Ndërkaq ne poetët,shkrimtarët dhe krijuesit ende shkruajmë me tone optimiste për atdheun tonë të dashur.Fundi i fundit optimizmi gjallon gjithmonë në shpirtin e krijuesve!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat