Pak fjalë për poezinë e poetes Ymrije Beqiri

Kultura

Pak fjalë për poezinë e poetes Ymrije Beqiri

Nga: Zymer Mehani Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Ymrije Beqiri

Ymrije Beqiri është poete nga Vushtrria që shquhet me talentin dhe stilin e të shkruarit, ngase vargjet që i kultivon ajo, ua nënshtron ligjeve estetike sipas urdhrit teoriko-letrar, duke u dhënë poezive të veta përmbajtje dhe formë. Për këtë autore, poezia është shprehje e drejtëpërdrejtë dhe ndërmjetësuese e ngjarjeve shoqërore e historike.

Mendojmë se bashkë me elementin e pakontestueshëm kohë, poezia e Ymrije Beqirit ngërthen edhe diçka që e tejkalon edhe kohën dhe është e amshueshme, e pikërisht kjo është përjetësia, duke mbetur prore aktuale, që flet mbi ndryshimet individuale, familjare dhe mbarënjerëzore.

Poetja Beqiri jo rrallë kërkon mirëkuptim mes njerëzish,, vëllazërinë kombëtare dhe unitetin kombëtar, pse jo edhe ribashkimin e kombit.

Në strukturë të poezive të kësaj autoreje inkuadrohen edhe mjaft elemente të figuracionit poetik, që luajnë rol meditativ e artistik. Po ashtu, në këto poezi gjejmë edhe mjaft simbole e metafora të bukura.

Duke e lexuar poezinë e poetes Ymrije Beqiri, mësojmë se gjatë realizimit të vet poetik e artistik, autorja është ngritur në bazë të një evolucioni të vazhdueshëm e cilësor, duke e pasuruar gjithnjë opusin e saj poetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat