Kosovë, atdheu im...

Kultura

Kosovë, atdheu im...

Nga: Zymer Mehani Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:49
Zymer Mehani

U kruspullose,

u përdhose,

u dergje,

u dogje,

u bëre hi,

U preve,

U grive,

u shkrumbove,

por dot s’u shove.

 

Të nëpërkëmbën,

të damkosën,

të shtrinë,

të grinë,

të njollosën,

të gjakosën,

të përgjakën,

të përlloqën,

të ranë,

të shanë,

por dot s’të vranë.

 

U mbrojte

me gjak zemrash,

me duf çlirimtar,

me grushta,

me armë,

me thikë e hanxhar.

 

Për Ty u falën jetëra,

u ujite me gjak,

u ruajte me mundim,

Kosovë-atdheu im,

të duam pa mbarim!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat