Vepra artistike e shqiptares përzgjidhet nga prestigjozja “Time” për të falënderuar bluzat e bardha

Kultura

Vepra artistike e shqiptares përzgjidhet nga prestigjozja “Time” për të falënderuar bluzat e bardha

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:55
Një mjeke që në maskë mbante flamurin e Kosovës

Artistja e re shqiptare Mimoza Rraci ka realizuar ditë më parë një vepër artistike, në të cilën shfaqet një mjeke që në maskë mbante flamurin e Kosovës.

Por Mimoza Rraci nuk mund ta kishte imagjinuar se kjo vepër do të vlerësohej, aq sa u bë pjesë e prestigjozes “Times”.

Ajo ka ndarë me të gjithë një lajm të gëzuar lodhur me këtë pikturë.

“Time”, një prej gazetave më prestigjioze në botë, ka vendosur që të falënderojë bluzat e bardha “Guardians of the year 2020”, pikërisht me punimin artistik të Mimoza Rracit.

Kjo padyshim nuk pritej nga artistja e cila është shprehur e mahnitur.

“Ket’ nuk e prisja. “Time” nji prej gazetave me te famshme në botë ka postuar punën time per t’i falënderuar Guardians of the year !”, – shkroi Rraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat