Platoni

Kultura

Platoni

Nga: Atdhe Geci Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:47
Atdhe Geci

Roganë, dashuria ime e shenjtë

flutur e luleve nëpër livadhe

je qiellorja e paanë e poetit

liria më e pashkelur e ëndrrave.

 

Ky libër mund të jetë Dante

Leonardo, Bethoven, Mozart

Ky libër ka poema të mëdha

për Thotin, Pirron, e Dardanin...

 

Atdhe, të kam dritë-gjaku në                   

çdo varg, guxim ajri në frymë

të kam libër me shumë beteja

të kam zemër në çdo këngë!                  

 

Udhës së pafund nëpër shekuj

do të jemi midis ndeshjeve  të

mëdha, artin e udhëheq poezia,

planetit tokë, ne jemi të lashtët.

 

Tëra dhimbjet  i kam në libër

vuajtjet ku shpirti  jep e s ́merr,  

në fole aty ku zë kokërr poezia

udhës për Çamëri janë dardanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat