Cikel poetik nga Qerim Demaj

Kultura

Cikel poetik nga Qerim Demaj

Nga: Qerim Demaj Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:45
Qerim Demaj

LIRIA

Se sa e shtrenjtë është liria

Këtë dëshmuan trimat tanë

Se kjo është tokë dardane

Adem dhe Hamëz Jashari

Janë bijtë e kësaj nane

U flijuan për Ty Kosovë

U kallën me familje e shtëpi

Nga armiku ynë shekullor

Kjo, mjerisht, është e vërteta

Kosovë, djep lirie

Kosovë, tokë dardane

Me armë në dorë,

Dëshmove trimërinë

Tregove se ky popull

S'jeton pa lirinë

Këta trima me gjithë familje

I dogji dhe i vrau Sërbia

Me ushtrin'e vet barbare

çdo gjë që është shqiptare

Deshtën të zhdukun nga faqja e dheut

Andaj ky armik barbar

Edhe sot mendon të nënshtrojë

Popullin shqiptar çdo ditë e di

Ujku qimen e ndërron

por zanatin s'e harron

T'parët tanë kanë thanë

Po u desh nevoja për liri

N'altarin e lirisë

për Ty Kosovë

do t'vdesim të tanë...

Ooo ju udhëheqësit tanë

mos t'ju mashtrojë lakmia

Se shtriga e vjetër prapë është Sërbia

Ruani si sytë e ballit trojet e mia…

KUJTOJMË BAC SHABANIN

N'Albaninë e vogël t'Azem Galicës

Kujtojmë bacë Shabanin me t'bijtë legjendarë

T'kujtojmë Ty Adem me Hamzën-komandar

Që u flijuat me familje për liri

Se e kishit amanet nga Azem Galica

Kurrë t'mos shuhet kjo shqiptari

Bashkë me Shotën trime

i treguan armikut se këtu është Drenicë

Ka trima shqiptarë kjo tokë e ndarë

Që janë t'palëkundur para çdo barbari

Se është tokë dardane e truall shqiptari

KOSOVËS KRESHHNIKE

Kosova kreshnike

po vjen prap në jetë

me diell në dorë

dhe ne po gëzojmë

Po del nga terri

në dritë të vërtetë

Eni të këndojmë

Për rininë tonë

Po del para botës

Kosova kreshnike

me lirinë e ndritur

të larë me gjak

Me gjak trimash

që ne po e gëzojmë

ju jemi mirënjohës

e kurrë s'ju harrojmë

Do t'ju kujtojmë me mall

dhe ndihemi krenarë

me ju o trima

që ratë për liri

Lavdi e përjetëshme

dhe shumë lapidarë

për Ju o trima

ngritën n'Arbëri.

Po që nevoja

prapë do të luftojmë

ka Hamëza e Adema

do lind sërish kjo tokë

Lirinë

as Kosovën nënë

askujt s'do t'ia lëshojmë.

LAHUTA

Kur e shkoj foton e babait tim me lahutë

ndihem krenar dhe lotët më rrjedhin si lumë

që të pata baba ty o lahutar

që iu këndove trimave të popullit shqiptarë

Ty o baba Ramadan (Dan) Xhafa

ta kushtoj këtë poezi që këndove

me t'birin Ramën kur ishte si fëmijë

spërmes lahutës na mësove histori

Tani pushoni të qetë n'amshim

babë e bir që ju deshta aq shumë

Nga malli për ju zemra m'qanë-loton

dhe lotët e mi më rrjedhin si lumë

ADEM JASHARIT

Zgjohu komandant

Kosova të thërret

Zgjohu komandant

populli po të prêt

T'ia hjekish barrën prej shpinës

që ia ngarkuan këta bijtë e shkinës

Populli ende nga kjo barrëpo vuan

se udhëheqësit tanë shpejt e harruan

Prandaj eja edhe njëherë komandant

që t'ua kujtosh horrave pa u hamend aspak

se për këtë liri u derdh gjak

I ka habitur lakmia

dhe s'mendojnë aspak

Se prap ëndërron Sërbia

këtë popull si ta vej në lak

Dëgjoni horra ju thërret Ademi

Punoni pa hak e hile

Tregoni shtrigës plakë

se përtej truallit tone

s'kemi ku të vemi

Po që nevoja

prap do të luftojmë

Hamëza dhe Adema

ka lindur prap kjo tokë

Lirinë e as Kosovën nënë.

askujt s'do t'ia lëshojmë...

SARADRANI

Shumë kujtime

Më lidhin me Ty

Në fshatin e bekuar

Idila e bashkuar

Në ty kalova rininë

Ku aty njoha Shqipërinë

Në ambulancën e fshatit

E kisha shtëpinë mikja ime

popullit i doli në ndihmë

Fatin e ndaja me tërë rininë

Në çdo kohë dhe vit

Punonte pa përtesë

Për ta ndritë natën

Për ta bërë ditë

Populli e deshti

dhe shumë e nderoi

Për punën që bënte

si motër heroine

Atë botë edhe sot

ajo njohu njerëzinë

Sa shumë kujtime

Më lidhin me Ty

Fshat i bekuar

Të ëmbëla

Apo t'hidhura

Qofshin

Unë për jetë

S'kam për t'i harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat