E diela, e diela e përgjakshme

Kultura

E diela, e diela e përgjakshme

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Nga: Bono Vox (U2, nga albumi “War”, 1983)
Përktheu: Fadil Bajraj 

S’mund t’u besoj lajmeve sot
S’mund t’i mbyll sytë e t’i shporr ato dot
Deri kur, deri kur na duhet të këndojmë këtë këngë
Deri kur? Sonte do të mund të lidheshim shpirtërisht

Shishet e thyera nën këmbët e fëmijëve
Trupat e shpërndarë qorrsokaqeve
Por s’më ha palla për thirrje luftarake
Ajo më shpie në gjendje çmendurake

E diela, e diela e përgjakshme
E diela, e diela e kobshme

E beteja sapo ka filluar
Ka shumë humbje, po më thuaj kush ka fituar?
Hendeqet na i gërryejnë përbrenda zemrat tona
Përçajnë vëllezërit, motrat, fëmijët e nënëve tona

Deri kur, deri kur na duhet të këndojmë këtë këngë
Deri kur? Sonte do të mund të lidheshim shpirtërisht

Sonte, sonte

E diela, e diela e përgjakshme
E diela, e diela e kobshme

Fshijini sytë e përlotur
Fshijini lotët
Fshijini sytë e përskuqur

E diela, e diela e përgjakshme
E diela, e diela e kobshme

Dhe është e saktë se kemi imunitet
Derisa fakti është fiksion e TV realitet
Edhe sot miliona dënesin
Ne jemi shend e verë e ata edhe të nesërmen vdesin
Beteja e përnjëmendtë sapo ka filluar
Për të pohuar ngadhënjimin Jezui ka fituar
Një të diele, të diele të përgjakshme
Të diele, të diele të kobshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat