Lindja jote LDK, dritë Dielli - Dardanisë

Kultura

Lindja jote LDK, dritë Dielli - Dardanisë

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:05
Lidhja Demokratike e Kosovës

23 Dhjetor 1989 - 23 Dhjetor 2020,

Urime Ditëlindja LDK, urime Kosovë, urime shqiptari.

- Sot, Ditëlindjën e 31-të, gëzon ajo që i dha besë e shpresë Dardanisë Antike-Kosoves,

- Sot Ditëlindjën e 31-të, gëzon, ajo që i dha dritë kombit dhe atdheut të robëruar në mbi një shekull,

Sot Ditëlindjën e 31-të, gëzon, ajo që i dha fund robërisë shekullore serbo sllave mbi Dardaninë Antike-Kosovë që nga luftërat Ballkanike të fillim shekullit XX-të, e deri në ndërrim të shekujve !

Pas Besëlidhjes shqiptare të Lezhes, 02 mars 1444 në krye me Kryeheroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skenderbeun,

Lidhjes shqiptare të Prizrenit të 10 qeshorit 1878 në krye me Rilindasin e shquar, Abdyl Frashëri, pason ;

Lidhja e tretë nacional-historike : Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 23 dhjetor 1989 në krye me arkitektin e Lirisë dhe Pavarësisë së Dardanisë Antike-Kosoves, Dr.Ibrahim Rugova.

Tri dimensionet kruciale të Levizjes së tretë nacionale (LDK-së) për kauzën kombëtare të Dardanisë Antike-Kosoves, n'krye me arkitektin dhe Babain e Kosoves së lirë dhe sovrane, presidentit historik, Rugova, nga të dyja krahet e Levizjës Nacionale ( LDK) :

- Theu mitin shekullor serbo-sllav ; "Kosova djep i Serbisë",

- Theu dhe përplasi për tokë, ideologjinë anti-shqiptare & sllavo-komuniste në trojet e Dardanisë së vjetër - Kosovë,

- Theu dhe shkuli përfundimisht kufirin fizik të padrejtësive historike ; kufirin shqiptaro-shqiptar, dhe i dha dimension autetntik çlirimit , lirisë dhe së drejtës universale për liri dhe të drejta kombëtare.

Akronimi dhe Logoja e LDK-së, në 31 vjetorin e Lindjës, bartë mbi supe & shpatulla :

- Gjakimin për liri dhe të drejta kombëtare,

- Farkimin dhe farkëtimin e përpjekjeve, aspiratave dhe synimeve nacionale ; euro-puerndimore dhe veri-atlantike, dhe

- Fisnikërimin, prarimin dhe sofistikimin e orientimit koherent & koheziv të qytetërimit dhe vlerave përndimore, të trasuar fuqishëm nga presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova.

LDK, bashkë me urimin n'përvjetor, përkulje me respekt para gjakut të deshmorëve, vepres së martirëve, të rënëve në alltarin e lirisë dhe atdhetarëve të vrarë pabesisht nga dorë e zgjatur e armikut shekullor, që nga Enver Maloku, Ahmet Krasniqi e deri të Bardhyl Ajeti.

Zoti e bekoft LDK-në, shqiptarinë dhe Amerikën, amin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat