Skicë për portret...!

Kultura

Skicë për portret...!

Nga: Hasan Qyqalla Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:20
Hasan Qyqalla

Ai është një intelektual, veprimtar e krijues që kurrë se kuptuam, në e ngriti malli i mërgimtarit apo pesha e dhuntisë mendore prej veprimtarit të guximshëm, patriotit me taban, pa u thyer para agresorëve të çfarëdo forme. Ai, vjen nga një fshat i Drenasit, nga Kisha e Ndrekës që u modifikua nga Mbretëria e atëhershme Serbe me emrin "Kishnarekë"! Por kësaj radhe nuk do ndalemi tek toponimet, as te skicimi i këtij fshati por do nxjerrim një intelektual e krijues i mirënjohur i njërës nga lagjet e këtij fshati. Ate e quajn Sylejman Syla, alias Sylë Bajrami, që na sjellë me frymë, ngritë me nota si në pentagram kronologjik, analizat e zbërthimet e etapave historike.

Ishte koha e egërsimit të dhunës, diktaturës e okupimit përkatësisht egërsimit të regjimit serbo-sllav mbi popullin shqiptarë të Dardanisë antike, siç thoshte Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, ndryshe nga konstolacionet e Federatës Jugosllave, herë si "Kosovë e Metohi", shprehje si amolgami e më pas si një lloj "abseksualiteti" i çuditshëm i pjellës së atëhershme të terminologjisë moniste nga kuzhinat akademike serbe! Pra, si gjini biseksualiteti që e definon shkenca! Këto, indicie nuk i pranoi kurrë studenti i Sociologjisë, apo më konkretisht studenti kryengritës i viteve të 80-ta, Sylë Bajrami. Ishte zëri i arsyes, zëri që kërkonte me çdo kusht nivelizim apo realizimin e ambicieve deri tek prekja e ëndrrave ndër breza, pra BASHKIMIN KOMBËTAR, apo siç e thuhet në metrikën filozofike "BASHKIMIN E TROJEVE TË SHQIPËRISË NATYRALE", duke ju shmangur terminologjisë serbo-sllave, me gatimet e skriptave Qubrilloviq-jane, "Shqipëri e madhe"! Prandaj, këtë BËRTHAMË, poeti Sylë Bajrami e kishte mbjellë në oazën e shpirtit e mendjes si duket, prej të parëva të tij, epokës së Kastriotit. Shih për këtë, shperthen krateri i poetit, intelektualit e idealistit me dhuntinë që kishte, të shkruaj vargjet e HIMNIT KOMBËTAR, "THËRRET PRIZRENI MORI SHKODËR"!

Pyetja e parë instiktive ishte pse filloi me këto dy qytete thirrja e shpirtit me mision kombëtar e ideale njëtrajtshmërie, të Sylë Bajramit? Prandaj, jo se dua por edhe guxoj të publikoj analizën e qasjen time, fundja është opinioni im prej këndit tim, apo jo? Supozoj se Syla kur fillon tekstin me këto dy qytete të hapësirës sonë mbarëkombëtare, kishte dy "frekuenca" të fiksuara në idealet e tija, Lidhjen e Prizrenit dhe Djepin e artit e kulturës, pra dy kryeqytete të etapave të lavdisë, Prizrenit dhe Shkodrës. Kjo dmth. gërshetimi i idealeve kombëtare me ato letrare e kulturore, që na rezulton si një SKULPTURË me nota të pentagramit. E sa herë e dëgjon, prehesh ..., pastaj kërkon ta dëgjosh prapë mesazhin e shekujve të ndrydhjes së heshtur e rrebelues, pa u kënaqur ma statutin ditor. Këtë zë, e ngjiri në tela "qifte-lie" këngëtari, rapsodi, artisti e mbi të gjitha tekstshkruesi i brumosur me ideale unikale.

Ky është, ai që nuk e tha kurrë publikisht, mbase e mbisundon modestia, gjersa unë kërkuar fare pajtueshmërinë e tij, dua ta prezantoj këtë përsonazh, që quhet SYLË BAJRAMI! Pra, autori autokton i këngës "Thërret Prizreni mori Shkodër..." është Sylë Bajrami, apo siç e thërret mikja jonë shkodrane "Sula i ynë"! Uroj që HIMNI juaj të mund edhe shekujt gjer në PIKËTIM, i dashur Sylë! Mos të harroj të përmend edhe një gjë, Syla kurrë nuk kërkoi ndonjë kundërshpërblim nga këngëtarët që e kompozuan dhe e kënduan për dekada. Natyrisht, sikur ndihet i lënduar kur disa këngëtarë e deklarojnë si të tyre. Heshtja e Sylë Bajramit, si autor i këtij teksti, që akoma qëndron në top-listën e këngëve, në çdo festë, dasmë apo ceremoni tjetër kulturore mbarëkombëtare, ishte shkas i shkrimit tim të radhës "Skicë për portret"!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat