Sondazh në katund

Kultura

Sondazh në katund

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:56
Fatmir Lohja

Si i papunë pranova honorarin, për të bërë sondazhë. OJQ-ja që e organizonte, prentendonte se qe asnjanëse me krahët e politikës. Honorari që i mirë. Kur shkova të marr detyrën, dhe paradhënein e honorarit, dy dilema ma trullosën trurin. Lekë qenë shumë për mua. Xhepat e pantallonave nuk e kanë pasur fatin t’I kenë pasur ndonjëhere brënda. Dilema që me mpiu, ishte se sondazhin duhet ta bëjë në fshatra sa më të thellë, për pyetjen : ” Si po i përcjell komuniteti votimet në Zululand?”

Makina që më vunë në dispozicion ,qe në gjendje të mirë. Afati kësaj detyre programohej për dhjetë ditë. Nëse do ta kyeja mirë detyrën, bashkëpunimi mund të zgjatej edhe për sondazhe tjera.

Meqë më kaloi paraditja, mendova ta filloj sondazhin, në një katund të largët, në Tiranë. Kam një mik që është vendali. E ftova të vinte më mua. Meqë nuk kishte kohë, më dha numrin e telefonit të xhaxhait ,i cili do të më priste me bujari në katund.

Arrita pak i lodhur në katund, pas mesditës. E ndalova makinën në qënder të fshatit. Më del përpara një burrë rreth të gjashtëdhjetve ,pa hyrë te klubi I katundit. Ishte xhaxhai i mikut tim. Më priti me ngrohtësi. Na porositi kafe me bisht. Pas njohjes shkoi gjuha të dhëmbi i prishur. I tregova pse erdha në katund. Nuk e priti mirë njoftimin tim.

Nuk e dinte se ku binte Zululandi, jo a kanë zgjedhje, e me cilën parti është në perkrahje katundarët. Edhe për mua kishte të drejtë. Zululandin, diku e kam lexuar emrin e tij. Dikush thotë janë të bardhë, dikush janë të zinj ,një tjetër janë të verdhë,ec e gjeje me saktësi të vertetën.

Më zhgënjeve me pyetjen e sondazhit,- më drejtohet me zë të ulët.- Unë jam përfaqësusei i fshatit, që kontaktoj me partitë politike edhe OJQ-të . Sipas pageses ndaj meje dalin rezultatet. Për Zululandin nuk të ndihmoj, ndonëse para dua.

Si më ndihmon dhe sa para kërkon për bashkëpunimin?- e pyes më ton.

Për partitetë politike, përpara zgjedhjeve hapi ankand elektoral. Kush paguan më shumë merr votat e katundit tonë. Për sondazhet e e OJQ-ve dua 100 lokë për kokë.

Me të reja apo me të vjetra e keni pazarin?

Me të vjetra . Për 100 veta do me japësh dhjetëmijë lekë të vjetra.

Ta zëme se pranova pazarin. Më duhen të plotësuara 100 formularë, ku do të nënshkruajnë njëqind pyetësit, me emër e mbiemër,së bashku me numurin e sigurimeve shoqërore.

Kjo është pune e lehtë. Ja ku janë çunat që presim të fillojnë nga puna me nxitim. Nuk e di se ku bie Zululandi. Këtu është shqetësimi im.

Po vrisja mendjen si të dilja nga ky shqetësim, për të mos më shkuar rruga fare kot.

Për cilin sondazh do më kryejë puna sot?- e pyes i djersirë.

Katundi ynë po ndjek me vemëdje votimet në SHBA. I tërë katundi është me Bill Klintonin, që na çliroi Kosovën, pra me Demokratet jemi të tërë njëzëri.

Jam dakort me shumën e pagesës. Më plotëso formularët për zgjedhjet në Zululand, sipas parashikimeve të rezultatit të zgjedhjeve në Amerikë. Mos harro se republikanët janë te djathtë dhe demolkratet janë të majtë. Ja ku i ke njëqind formularët. Plotësoni kutiat me nënshkrime që të jap paratë!

Me këtë praktikë e kryva punën në tërë katundet. Ma quajtën sondazhë shëmbullor. Nga takimet më fshatarët më pëlqeu mikpritja tradicionale. Një këshillë nuk më rrihet pa e thënë. O fshatarë të mirë! Më shumë merruni me punimin e tokë, se me politiken ndërkombëtare, se për të mirën tuaj është!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat