Shkrepëtimë lajmi

Kultura

Shkrepëtimë lajmi

Nga: Neki Lulaj Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Neki Lulaj

Sonte shkrepëtiu fort Hisja e Diellit te pragu 

Ndaloi në pellgun e dashurisë së madhe e të ndarë 

I lëshoi dritë hije shenjtërie tanë mustaku 

E lajmi na gumëzhiti si zhuzhitje  e zjarrit bubulak.

 

Vargu u ngulfat në guackën e dhimbjes së madhe 

E rimat u strukuan në magjen e pikëllimit. 

Lajmi na u duk si zjarri që djeg lisa në male

 Ky lajm për artin na futi në kularin e trishtimit.. 

 

Të thinjura i le dyert e oborrit në pritje malli 

Me kujtime të tjerrura si ajkë ndarë nëpër vite 

Aso kohe diellit ndrinte pas një gardhi. 

Netëve të pagjuma kaloje pragun në vendlindje 

 

E netëve te molisura  nga Tirana kujtoje Strellcin 

Fjalaurtia, o psherëtimë e pandalur ndër breza 

Nëntori çuditërisht na ka ngrysur ballin e mëngjesin

Të ka bërë flakadan ku s;shuhet rrezja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat