Për të gjithë bukëshkalet

Kultura

Për të gjithë bukëshkalet

Nga: Haki Latifi Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:23
Haki Latifi

Sa keq që po përdhoset virtyti i Mirënjohjes njerëzore!

Bukëshkalët kanë zaptuar shkallaret e jetës duke lëshuar kundërmimin e qelbët të neverisë!

Ndërsa Mirësia merr përmasa madhështore në shpirtin human të njeriut të mirë!

E ti Dardani, mos bjer kurrë në kurth,

Të rrosh me ëndrrën e hakmarrjes

Lëri besëprerët dhe bukëshkalët

Të kacafyten me njëri-tjetrin.

E Unë prap vazhdoj të them,

Lum kush ndere ka bërë e bën,

"Nderë e bërë është gur i vënë..." !

Me të vjetrën kështu ka qenë,

Edhe sot s'ka pse të mos jetë...

Ndal "Bukëshkalë", mos përdhos bukë e nderë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat