Ma thuaj emrin tim

Kultura

Ma thuaj emrin tim

Nga: Zymer Mehani Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:08
Zymer Mehani

Ma thuaj emrin tim
Me zemër,
Me sy,
Me këngë,
Ligjërime,
Me t’ëmblën melodi.

Emrin tim ma thuaj
Me sy,
Me zemër,
Me shpirt,
Me zjarr dashurie,
Me lule pranvere,
Me dëlirësi miturake,
Me shigjetë rrufeje…

Ma thuaj emrin tim
Në dritaret e zemrës,
Në shtigjet e shpresës
Drejt dallgëve të jetës.

Emrin tim ma thuaj!
Ma thuaj….. Mos harro!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat