Në kompleksin Memorial “Beteja e Koshares”

Kultura

Në kompleksin Memorial “Beteja e Koshares”

Nga: Haki Latifi Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:10
Haki Latifi

Dje me tim vëlla Bakiun dhe bashkëshortët tona ishim në Kosharen heroike, në vendin ku triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, bëri që të shembet muri qindra vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Ishim në nderim të kësaj beteje atëbotë e cila zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999.

Ndërkohë, çka nuk më sillet ndër mend? Përpara shtrihet rrafshi i Dukagjinit. Aty ku rikujtesa kthehet tek Gurkufiri “RSFJ” i cili kishte rënë përmbys.

Në këtë vend, luftëtarët e kësaj beteje, thonë se te lisat e mëdhenj në Koshare kishte mbi dy metra borë. Tregojnë për borën e skuqur që na solli lirinë, për 114 dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës, në krye më Salih Çekaj, Agim Ramadani më shokë, të cilët janë sublimimi më i mirë i vlerave për liri dhe pavarësi të Kosovës. Është vendi ku fjalët të lidhën nyje! Kjo betejë tregon strategjin e unitetit dhe bashkimit në të cilën mbanë epitetin e Komandantit Agim Ramadani- KATANA, Salih Çekajt-VETERANI e Xhemajl Fetahut. Kosharja e lavdisë, tregon zonën e parë të çliruar që mund të quhet edhe si ishulli i parë që u mor në dorëzim nga UÇK. Na kujton 87 vjet robëri, luftëra të pa ndërprera për çlirim e bashkim kombëtar, burgime, ndjekje, dëbime, vrasje, zhdukje, uzurpime të pasurisë, djegie, masakrime, genocid e pastrim etnik, 87 vjet në kërkim të lirisë, të pavarësisë e të demokracisë. Kjo betejë na kujton dhe shquhet ndër të tjera dhe për drejtimin e saj nga komandantë profesionistë, si Rrustem Berisha, Agim Ramadani, Salih Çekaj, Anton Çuni e të tjerë.

Image

Kjo tregon sa të thella janë rrenjët e dashurisë së shqiptarëve për lirinë .

Për të gjith ata që kanë nevojë për një tregim që ti shkundë eshtrat nga trupi, të marrin udhë dhe të ngjiten këtyre maleve. Kur të mbërrini atje, do të shohin 114 burra nën dhe, që flasin më shumë se të gjithë të gjallet sot. Aty të thehet zemra por edhe mbillet forca. Sepse ata nuk moqmohen kurrë dhe do të jetojnë brez pas brezi.

Nga aty, Ata i bëjnë roje nderi tanë Kosovës, e cila shihet si në shuplakë të dorës. Janë 114 trimat që prehen të qetë nën dhe, e që flasin më shumë se të gjithë të gjallët. Është toka e Koshares, vendi ku për rreth 70 ditë , Ushtria Çlirimtare e Kosovës shkroi me pendë të zezë dhe ngjyrë të kuqe, një prej historive më të lavdishme të saj. Është beteja që shembi kufinjtë dhe bashkoi një popull. Ku ranë për të mos vdekur kurrë, shqiptarë të çdo krahine të trojeve arbnore.

Image

Beteja e Koshares dhe heronjtë e saj janë mësim për secilin të huaj të paftuar që synon të sundoje në trojet e Dardanisë .

Lavdi dhe nderime të përjetshme!

U qoft i lehtë dheu i Dardanisë dhe gjithmonë qoftë frymëzim për brezat e rinj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat