Nga libri në përgatitje : “Midis dy jetëve !”–

Kultura

Nga libri në përgatitje : “Midis dy jetëve !”–

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 06:49
Ilustrim

Praktika:

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, studiuesi Kastriot Dervishi, duke folur mbi rastin tim dhe familjes time, larguar nga Shqipëria, 30 vjet më parë,(20 Dhjetor 1990) tregon për praktikën e Degës së Vizave të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, në njoftimin që i ka bërë Degës së Punëve të Brendshme Lushnje, për të “ndaluar” paisjen me pasaport dhe bllokimin e paspaortave.

Këto dokumenta secrete të nxjerra arkiva e Degës së Vizave të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, prej zotit Dervishi, tregojnë praktikën e ndjekur për të gjithë ata që largoheshin nga Shqipëria, me viza në 1990. Një praktikë kjo që nisi nga Marsi i vitit 1990, kulmoi me 2 Korrikun 1990, dhe vazhdoi me raste të tjera, si ky i familjes time, Nënës time të ndier Hane Sina, unë Beqir Sina, bashkëshortja Altina Sina dhe dy fëmijët, Avenir dhe Andromeda Sina, (6 dhe 3 vjeç).

Aty përfshihet komunikimi secret i Sigurimit te Shtetit me Degët e Brendshme, ndjekja që ju bëntë ish të përndjekurve politik, edhe ndërmjet letrave që u vinin atyre nga jashtë. Ishte koha kur vështirë të merrje një letër nga jashtë pa hapjen e tyre, dhe kontrollin e rrept më pas të personave që viheshin në shenjestër.

Po ashtu, duhet theksuar se ende nuk dihet pse në 1990?, Sigurimi i Shtetit u tregua aq i “dobësuar” dhe jo aq i egër, si para 1990, kohë kur, qindra shqiptar humbën edhe jetën, ose u “kalbën” në Spaç dhe burgjet e tjera , në kampet e interrnimit, sepse ëndërruan botën lirë, botën perendimore.

NXJERRË NGA RADIOGRAMI Nr.111.Dt.17.09.90, I DPB LUSHNJE

Dega e Punëve të Brendëshme Lushnje me Radiogramin e sipërm, lidhur me shkresën tonë nr.8751, datë 10.9.1990 që bën fjalë për pjestarët e familjes të, të arratisurit Rasim Sina, në përgjigje thekson : Hëna , Beqir, Altina Sina ( nga Savra e Lushnjes), kanë kërkuar të shkojnë vizitorë tek i arratisuri Rasim Sina, arratisur në vitin 1957, së bashku me dy vëllezërit(Hashim e Besim Sina).

Tw sipërmit kan pasaportat dhe i kanë dërguar në Hungari për vizë!

Sekret

Ekzeplar i vetëm

Tiranë, më 19,09,1990

EKSTRAKT –

NXJERRË NGA RADIOGRAMI Nr.111.Dt.17.09.90, I DPB LUSHNJE

Dega e Punëve të Brendëshme Lushnjë me Radiogramin e sipërm, lidhur me shkresën tonë nr.8751, datë 10.9.1990 që bën fjalë për pjestarët e familjes të të arratisurit Rasim Sina, në përgjigje thekson : Hëna , Beqir, Altina Sina ( nga Savra e Lushnjës), kanë kërkuar të shkojnë vizitorë tek I arratisuri Rasim Sina, arratisur në vitin 1957, së bashku me dy vëllezërit(Hashim e Besim Sina). Te sipërmit kan pasapotat dhe I kanë dërguar në Hungari për marjen e visës hungarese.

Më datën15,9.1990 janë njoftuar të gjitha Pikat e kalimit të kufirit

Punëtori operativ Shefi i Sektorit të Vizave

Veit Rexhepi Hilmi Muahrremi

Republika Popullore Socialiste e Shqiperise                                     

SEKRET

MINISTRI E PUNËVE TE BRENDSHME                                  

EKZEMPLAR Nr.1 DREJTORIA E TRETË                                                             

Tiranë, më 5.9.1990

INFORMACION DREJTORISE SE PAREË

KËTU :

Në letër, që i arratisuir Rasim Sina(anëtar I KQ të “Legalitetit” tepër aktiv në fushtën propogandistike dhe i pranishëm në tërë demostrat e zhvilluara nga emogracioni reaksionar shqiptar në SHBA), i dërgon Ambasadës së Republikës së Hungarisë në Tiranë midis të tjerash shkruan :

Dërguesi i kësaj letre është refugjatë politik shqiptar me banim në SHBA.

Unë u largova nga Shqipëria për t’i shpëtuar presekutimeve të cilave ju nënshtrua familjes Sina kur komunizmi erdhi në fuqi në vendim tim të lindjes. Shkelqesia juaj sigurisht që e dini fatin e familjeve të internuara në Shqipërinë Staliniste . Familja ime dhe vëllait tim u internuan dhe aktualisht banojnë  në lokalitetin e Savrës në qytetin e Lushnjes.

Familja ime e përbërë nga gruaja, Hane(1928), djali Beqiri (1957) , gruaja e tij, Altina(1958) dhe dy fëmijët e tyre, Avenir dhe Andromeda(përkatësisht 1983 dhe 1986), siç jam informuar, është paisur me pasaport nga qeveria shqiptare. Ata dëshirojnë që të largohen nga Shqipëria dhe të kërkojnë strehim politik në Hungari.

Për këtë atyre u nevoitet viza e amabasdës hungareze në Tiranë. Por duke qenë të internuar, ata nuk mund të largohen nga vendi I internimit dhe as nuk janë të sigurtë nëse dokumtat për vizë mund të arrijnë destinacionin në rrugë postare.

Ju drejtoj këtë letër me shpresë se zyra juaj do të ndërhyjë pranë qeverisë shqiptare që famija ime të marrë vizënhungarze e të largohet.

Kjo është një kopje e letrës që unë i kam dërguar Ministrit tuaj të Punëve të Jashtëme, shkëlqesisë së tij, dr. G. Jaszensky,

Ju lutem ndihmoni familjen time që të largohet nga Shqipëria me vizë hungareze sit ë gjithë refugjatët e tjerë shqiptarë, të cilët tani ndodhen ne Hungari.

Bashkëlidhur shkruesi I letrës dërgon dhe dy kopje garanci për personat e familjes së tij që përmenden më lart.

Mendojmë që, persona për të cilët bën fjalë letra, nuk duhen lejuar që të shkojnë jashtë Shtetit.

DREJTORI I DREJTORISË SË TRETË

ENVER RAMAJ

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE                  

Sekret

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDëSHME                                      

Eksemplar Nr. 2

DREJTORIA E PAREË SEKTORI I VIZAVE

Nr.8751 /                                                                                      

Tiranë, më 10.9.1990

Lënda : Mbi pjestarët e familjes të të arratisurit Rasim Sina

DEGËS SË PUNËVE TË BRENDËSHME ANËS SIGURIMIT –

LUSHNJE:

Në informacionin e Drejtorisë III-të, dërguar me shkresën nr.324, datë 5.9.1990 del se i arratisuri me aktivitet të theksuar armiqësor kundër vëndit tonë, Rasim Sina, në letrën që i dërgon Ambasadës Hungareze në Tiranë, i kërkon që kjo të ndihmojë pjestarët e familjes së tij që është e internuar në lokalitetin e Savrës në qytetin e Lushnjes, të largohen nga Shqipëria.

Sa sipër porositni që urgjentisht të verifikohen personat e sipërm, të mos paisen me pasportë dhe në rast se ua kemi dhënë ato, tu tërhiqen menjëherë.

Në rast se ua kemi dhënënë gjithashtu të njoftohen të gjitha PKKK, për të evituar daljen e tyre jashtë Shtetit. Brënda datës 15.9.1990 të informoni hollësisht Sekretarin e Vizave në Drejtorinë e I, përë të vënë në dijeni shokun Ministër.

SHEFI I SEKTORIT TË VIZAVE

HAXHI MUHARREMI

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat