Prej Zeusit nis fillimi ynë - Poezi nga libri, "monumenti i fjalës"

Kultura

Prej Zeusit nis fillimi ynë - Poezi nga libri, "monumenti i fjalës"

Nga: Atdhe Geci Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 08:17
Atdhe Geci

Pellazgji, gjaku im në tokë, në det e

fshatra, zemër e tokës së ardh, shtrirja

jonë gjeografike. E vlerë sa gjuha dhe

gjaku ynë, e shtrirë në tre kontinente

të tëra shkronjat mbajnë emrin tënd

ADN e shqipes së lashtë pellazgjike

të Alfabetit Pellazg me 54 shkronja

alfabetin e krijuar nga e folmja shqip.

 

Dodonë, kryeqytet i Pellazgjisë sonë

lindja e Zeusit, dhe birit të tij, Thotit

gjak i identitetit shqiptar nëpër kohë

ti, paleolitja e hershme e n´vazhdim,

je gjaklindja e qytetërimit të antikës

lindëse dhe rilindëse e atdheut tonë

shpikëse e matematikës dhe fizikës

shpikëse e gjeometrisë dhe muzikës,

shpikëse e arteve, e filozofisë etjerë,

ti je Krijuesja vetë, e Njëperëndisë.

I shenjtë është gjaku pellazg i Ipeve

e folmja shqip e pellazgjishtes dhe

shkrimet e saj po në 54 shkronja.

 

Tëra krojeve uji pellazg flet shqip,

shqip fliste Zeusi, Thoti e Apolloni

në shqip luteshin përënditë e lashta

dhe, kjo është arsyeja pse shqipja

quhej gjuhë hyjnore e përëndive.

Kjo tokë e lashtë në vetvete ruan e

bimon hyjnueshëm si para mijëra

vjetësh, qytetëuese në ndërtime dhe

në vepra me cilësi të mëdha të artit.

Gjuha ime e shkruar dhe e kënduar;

ke gojë të ëmbël e sy përtej qiejve

ke mendje ndërtimi dhe krijimesh

je identiteti ynë i qenies dhe gjakut

dritë është shkrimi yt dhe fjala jote!

 

E di se ka libra të fshehur me fjalë

të shqipes së lashtë! Bibliotekën e

e Aleksandrisë e dogjën për librat

e shkruar shqip, zili kishin Thotin,

Faraonin, Zeusin, Aleksandrin dhe

Pirro Shqiponjën. Nata i kishte zili

Ptolemejtë dhe mbretërit pellazgë.

Gjuha ime kozmike, gjuha ime e

përëndive, edhe pas mijëra vjetësh,

ti mbete po ajo hyjnorja e kësaj

bote, në luftë, në flakë dhe n´beteja.

 

Kjo këngë e lashtë në vetveten e saj

vazhdon e gjallë në të folmen e vet

Në Dodonë e gjithëandej pellazgo-

Ilirisë, Zeusi fliste shqip në Olimp

fliste në gjuhën e tij të perëndisë,

në gjuhën e nënës që atë e lindi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat