Gibran: Të kthehesh pas në ekzistencë është e pamundur

Kultura

Gibran: Të kthehesh pas në ekzistencë është e pamundur

Më: 7 janar 2021 Në ora: 21:10
Khalil Gibran

Fragment nga Khalil Gibran:

Thuhet se përpara se të hyjë në det, një lumë dridhet nga frika.

Ai kthen kokën dhe vështron rrugën në të cilën ka udhëtuar, nga majat e maleve, pyjet dhe fshatrat që përshkojnë rrugën e gjatë dredha-dredha.

Dhe tani, para vetes ai sheh një oqean kaq të gjerë, sa që për të hyrë hrenda tij, nuk duhet asgjë më shumë sesa të zhduket përgjithmonë.

Por nuk ka asnjë mënyrë tjetër.

Lumi nuk mund të kthehet pas.

Askush nuk mund të kthehet.

Të kthehesh pas në ekzistencë është e pamundur.

Lumi duhet të marrë rrezikun për të hyrë në oqean, sepse vetëm atëherë frika do të zhduket, sepse aty lumi do të kuptojë se nuk ka të bëjë me zhdukjen në oqean, por për t’u bërë oqean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat