Faleminderit Shqipëri

Kultura

Faleminderit Shqipëri

Nga: Kimete Durmishi Më: 9 janar 2021 Në ora: 21:48
Kimete Durmishi

FALEMNDERIT SHQIPËRI

Shqipëri
Nuk e harruam nderin tënd
Dera jote si shteg parajse
u hap për ne

Në ditët më të vështira të jetës tonë

Rrugëtimin e dhunshëm
dhe vdekjen
Duke e bartur me vete
u nisëm drejt teje

Atëherë
kur shpresat tona të varuara
barabart me vdekjen peshonin

Kur kujtojmë
tmerret e luftës
Trupa të vdekur
të shtrirë ngado

Njerëz të prerë
të vrarë
Flakë e kuqe
me britma të njerëzve

Duke u shpërndarë
deri në qiellin e pafund

Fëmijë
me lotë në sy
Pleq
me dhembje në shpirt
duke përshpëritur

kërkonin vdekjen
e pritur

Mallkonin në heshtje
vitet e tyre të mbetura
Zhgënjim nga jeta
me ditët e numëruara

Ti Shqipëri
ishe një dritë
në tunelin e ferrit

Aty ku terri
na kafshonte
E dita na përvlonte .

MELODI E QETË

Me sytë e mbyllura
dëgjoja në radio
Vargjet e një poezie
të shkruar me shpirt

tingëllonin
aq qetë e butë
Si një melodi
hyjnore

Ma pushtoj shpirtin
sinqeriteti I poezisë
së thurur me mjeshtri

Më larguan
lodhjen e ditës
së ngarkuar

Dukej sikur zogjtë arritën
të cicëronin në natyrë

Gurgullima e lumenjëve
iu bashkangjit vargjëve
që rrjedhnin me qetësi

Melodia e qetë
shtohej në rreshta

Akordohej
me shpirtin tim.

DUA TË TË FAL

Mëkatët e tua
që deshe
T`i fshehësh

pas vetes tënde
Nuk po mundem
t`i harrojë kurrë

Përse duhet të t`i fal
Askund
Nuk po gjej forcë

Zemra më thotë ndryshe
E koka më kritikon

Shpirti i rënduar nuk don

Në këtë rrugëtim
me ty
Si të veproj
Qetësi nuk kam

As në ëndrrat e mia
Zgjidhje nuk gjej
Ende grindem me veten
Mëkatët e tua

Nuk dua t`i bartë unë
Po shtirem kinse të fala
Por die
se mëkatin e mbanë ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat