Poetja Luljeta Lleshanaku nominohet për çmimin e rëndësishëm letrar në Poloni

Kultura

Poetja Luljeta Lleshanaku nominohet për çmimin e rëndësishëm letrar në Poloni

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:23
Luljeta Lleshanaku

Poetja Luljeta Lleshanaku është nominuar për çmimin letrar “Poeti Europian i Lirisë 2022”, organizuar nga qyteti Gdansk në Poloni.

Ky çmim vie si nderim për shkrimtarët të cilët kanë tentuar t’i bëjnë vend në poezitë e tyre fenomeneve si liria si dhe që kanë një vlerë artistike.

“Poeti Europian i Lirisë 2022”, do t’i jepet një poeti nga Evropa i cili është gjallë, teksa Lleshanaku është në garë me 4 shkrimtarë tjerë nga Çekia, Ukraina dhe Sllovenia.

Poezitë e Lleshanakut janë përkthyer nga shqipja në polonisht nga përkthyesja Dorotha Horodynska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat