Masakrat serbe në fshatrat e Llapit dhe Gollapit në ‘Bozhiqin’ vitit 1921

Kultura

Masakrat serbe në fshatrat e Llapit dhe Gollapit në ‘Bozhiqin’ vitit 1921

Nga: Sadri Rexhepi Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:29
Sadri Rexhepi

Llapi dhe Gallapi sikur edhe shumë treva tjera të Kosovës kanë përjetuar gjatë historisë masakra në forma të ndryshme më mizore. Shumica e tyre ose mbahen në mend nga rrëfimet e dëshmitarëve të kohës, dëshmi të cilat janë përcjellur nga brezi në brez ose kanë qenë temë e hisorisë apo e ndonjë përvjetori.

Njëra prej masakrave të tmerrshme në hisotinë e Llapit dhe Gallapit ishte masakra e ‘bozhiqit’ e vitit 1921 që përfshiu disa fshatra të Llapit dhe Gallapit për të cilat ishin thurur jo vetëm këngë, por edhe legjenda që nëpër historinë tonë të dhimbshme, por krenare, frymzonin qindra e mijëra patriotë të Llapit, Gallapit e të Kosovës të qëndrojnë të pathyeshëm përballë zjarrit serb, të ashtuquajtur ‘rrëfija’. Qëndresa e kësaj popullate dhe lufta e saj për çlirim nga sundimi serb, guximi, vendosmëria dhe besnikëria shqiptare që për atdhe duhet dhënë edhe jetën, kanë bërë që masakrat e vitit 1921 të zënë vend të ndritur në hisorinë tonë më të re dhe jo vetëm në kujtesën kombëtare.

Ç’ëshë e vërteta për këto masakra që u zhvilluan mbi kurrizin e popullit shqitar deri në vitin 1990, nuk u shkrua, por populli shqiptar u këndoi nëpër oda, duke e mbajtur kujtimin për to nëpër kohë. Këto ngjarje të përgjakshme të historisë sonë publicistika shkencore filloi t’i paraqes pas vitit 1990 për ndriçimin shkencor, e t’i zbardhë mbi bazë të fakteve relevante dhe t’ia rikujtojë kujtesës historike vendore dhe ndërkombëtare për ndriçim sa më të plotë mbi bazën e dokumenteve të reja. Në vitin 2011 në Institutin Albanologjik në Prishtinë u mbajt një simpozium shkencor kushtuar masakrave serbe të ‘bozhiqit’ të vitit 1921 dhe plojave mbi shqiptarët në fshatrat e Llapit dhe Gallapit në Herticë, Gërdofc, Tërrnavë, Sharban, Koliq, Prapashticë, Keqekollë, etj.

Vitet e thyerjes së epokave, pra të thyerjes së komunizmit dhe ardhjes së demokracisë evropiane krjuan rrethana të reja edhe për historiografinë shqiptare, e cila në forma të ndryshme që nga viti 1990 e deri më sot u përpoq që këto masakra të ndriçohen, të studiohen , të shkruhen, të jetë pjesë e simpoziumeve shkencore, dhe tribunave politike, etj.

Realisht, vetëm me shembjen e komunizmit, pra në vitet e 90-ta, masakrat e sipëcekura u kthyen në jetën tonë publike, në hitoriografinë shqiptare në letrat shqipe në tribunat tona politike, u kthyen për të zënë vendin e merituar në atdheun tonë të dashur në mjedisin e kombit tonë, të rinisë shqiptare, e cila sa e sa herë u frymëzua edhe me jetën e veprën patriotike të atyre burrave të cilët përkundër mizorisë serbe qëndruan stoik në vatrat e tyre stërgjyshore.

Dëshmi të shumta të cilat i kam mbledhur prej dëshmitarëve okular të zhvillimeve tona historike, kombëtare tregojnë se masakrat e ‘bozhiqit’ të vitit 1921 dëshmuan llahtarinë serbe përballë popullatës shqiptare të pafajshme dhe të pa mbrojtur.

Shumë burra, patriotë të Llapit e Gallapit, me të cilët kam zhvilluar biseda para katër dekadave që i mbanin në mend masakrat e vitit 1921. Në atë kohë shqiptarët pa hezitim kishin kundërshtuar të çarmatoseshin dhe të regrutoheshin në radhët e ushtrisë serbe, sipas direktivës së Nikolla Pashiqit. Në fakt qëllimi ishte zbrazja e këtyre trevave, si edhe e gjithë Kosovës, me qëllim që bandat çetnike mos të ketë kush t’i pengojë në masakrimin e popullsisë së mbetur pleq, gra e fëmijë.

Gjithnjë në këtë pikë duhet studiuar guximin e madh të bashkëluftëtarëve të sistemuar në Lëvizjen Kaçake që në ato rrethana dramatike në mes të dy luftërave botërore, kur luftohej për jetë a vdekje, ata së bashku të marrin vendimin për t’u thënë jo urdhërave të Nikolla Pashiqit dhe për të mos e braktisur Kosovën. Nuk ishte e lehtë të merrej një vendim i tillë, kur dihet se në fuqi ishin direktivat vrastare të Nikolla Pashiqit dhe se për çdo kundërshtim ndaj urdhërave të xhandarmërisë serbe çështja matej me jetë a vdekje. Patriotët e asaj kohe duke mbajtur qëndrim heroik e kombëtar e kishin dhënë shembullin se si duhet luftuar për Atdhe, për shqiptari. Me kundërshtimin e mosbindjen ndaj bandave vrastare serbe trimat shqiptarë të kësaj ane i dhanë kurajo popullit shqiptarë para pushtuesit serb.

Shembulli i tyre ishte vazhdim i traditës së lavdishme nga Demë Ahmeti, Ahmet Delia, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, e shumë atdhetarëve e prijësve shqiptarë në rezistencën e më hershme ndaj pushtuesve serbë.

Patriotët e Llapit e Gallapit e dinin fare mirë, sikur edhe shumë patriotë shqiptarë të kohës se pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore po i priste edhe një luftë tjetër, madje betejë më e madhe dhe më e rëndë, fjala ishte për përballjen kundër shovinistëve dhe pushtuesve serbë, të cilët po bëheshin gati që pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore ta ripushtonin edhe njëherë popullin shqiptarë dhe Kosovën.

Kohë pas kohe pjesëtarët e Lëvizjes Kaçake bënin lëvizje nëpër fshatrat e Llapit e Gallapit për t’u informuar për masakrat që i bënte ushtria dhe policia vrastare serbe ndaj popullit të martirizuar shqiptar. Së këndejmi, një pjesë e Gallapit dhe Llapit për shkak të masakrave të mëdha që bënë serbët në popullatën shqiptare, shumë fshatra shqiptare për t’i ikur masakrimit, ishin boshatisur nga shqiptarët që ishin strehuar në fshatrat ku ende nuk kishte mbërritur ‘rrëfia’. Kështu, ndodhi për arsye se forcat pushtuese serbe kishin thirrë mobilizime të fuqishme përfundimtare, kurse për jetë a vdekje sipas disa burimeve relevante, janë vrarë duke rezistuar 1080 shqiptarë, por popullatën civile që i zinin të gjallë i futnin nëpër shtëpi, plevica, ahure, rreth sanëve me duar të lidhura dhe i digjnin të gjallë pa pikë mëshire, vetëm pse ishin shqiptarë dhe kishin synim që në vend të shqiptarëve të sillnin kolonë serbë.

Së këndejmi, ishin ato rënie të cilat bënë që emrat e tyre të zënë vend meritor dhe të bëhen frymëzim i sa e sa trimave shqiptarë të historisë moderne të Kosovës, për çlirim nga sundimi i pushtuesit gjakatar serb i cili që nga viti 1912 e deri në qershorin e vitit 1999, kryen me qindra masakra në forma të ndryshme gjenocidale ndaj shqiptarëve autokton dhe liridashës.

Historiografia shqiptare ka për detyrë të ndriqojë, në mënyrë edhe më dokumentare dhe faktografike edhe veprën dhe jetën e atyre patriotëve që rezistuan, në mënyrë që kujtesa jonë kombëtare për dëshmorët e kombit, siç ishin ata të vitit 1921, të mos zihen në gojë vetëm në përvjetorë. Ndërkaq, ndriçim të veçantë meritojnë edhe ata burra trima që e ndihmuan Nazim Gafurrin në rrugën e ndërkombëtarizimit të Masakrës së ‘bozhiqit’ të vitit 1921 në fshatrat e Llapit dhe Gallapit. Ata janë: Iljaz Agushi, Nexhip bej Draga, Ferat bej Draga, Hasan Gjinolli, Feriz Bajrami, Hasan Ibrahimi, Sheh Mehmet Sezai, Doktor Fahriu, Avni Gorani, Hafëz Imer Shemsiu, Riza Strellci, etj. Veprimtaria kombëtare e disave prej të sipërcekurve është ndiçuar deri diku, kurse e disave duhet të ndriçohet në të ardhmen.

që u ndërmorrë dje(11.01.2021) për ndërtimin e një Monumenti për Masakrat e Llapit e Gallapit në janarin e vitit 1921 do të jetë dëshmi e jashtëzakonshme se ata trima, martirë dhe dëshmorë, nuk do të harrohen për jetë e mot apo më mirë të themi deri sa të këtë shqiptarë mbi rruzullin e tokës e shqiptarë do të këtë për jetë të jetëve! Prandaj, ky Monument shumë i qëlluar, dëshirojmë të realizohet sa më parë që brezat e tashëm dhe të ardhshëm ta kujtojnë me pietet dhe respekt të veçantë përherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat