Takimi me avokatin

Kultura

Takimi me avokatin

Nga: Fatmir Lohja Më: 13 janar 2021 Në ora: 07:11
Fatmir Lohja

Me Lolin në krah, të rruar taze, të larë vetë, edhe rrobat e blera te firma famoze “Gabi”, fiks në orën e caktuar u gjetëm te zyra e avokatit, Ali. Loli qe mbërthyer nga emocione frenetike, ndonëse Alija na priti me shumë ngrohtësi. Në zyrën e madhe na uli në kolltuqet e rënda .

Për të na liruar nga emocionet , si fillim, kërkoi të dinte se çfarë pije alkoolike na pëlqente. Nazet tona duam , s’ duam, i mbylli duke sjellë nga minibari me shishe shumë, një faqore rakije për merak , e tre gota mbi tavolinë.

Gëzuar!- na uroj avokati më gotat plot.

Kemi ardhur për ndihmë, e jo për qejfë ! - ia kujton , Loli me zë të ulët.

Edhe puna bëhet më e lehtë , kur në mes futet pak qejfi,- ja ktheu Alija, duke qeshur.

` Fol avokati, prite unë , kujtuam me endje humorin e Lolit ndër vite. Ai në fillim dëgjonte i heshtur, më pas korigjonte ndonjë fjalë, kur ne i kujtonim pasaktësisht . Atmosfera në zyrë u bë inkadishente. Avokati qeshte me zë të lartë. Herë pas here thonte:”Je me të vertetë i madh!”

Kam ardhur për punë! Nuk është hall i vogël kur ke fëmijët pa bukë!- dhe Loli, me seriozitet maksimal, vendosi mbi tavolinë letrën e pushimit nga puna.

Avokati e shpalosi. U përqendrua në leximin e saj. Më pas i kërkoi Lolit rrefimin e ngjarjes. E dëgjoi me shumë vemëndje. Nuk e ndërpreu asnjëhere deri sa përfundoi.

Me sa di unë, në atë institucion ju punoni mekanik!- iu drejtua Lolit.

Po.

Ke marrë pjesë ndonjëherë në komisionin e tenderimeve?

Jo.

Perse bëhej tenderi?

Për ilaçe.

Sa ishte shuma?

Një nëntë në fillim me bukurshumë zero nga pas.

Nuk i numërove!,- e thumboi avokati.

M’u morën mendt kur i pashë, - i rri gati Loli.

E më pas?

Thashë këto fjalë:”Nuk pranoj të jem kryetar komisioni, se nuk hy në burg për asnjë parti.”

Motivacioni, në këtë letër është per thyerje etike. Ke bërë ndonjë sherr më pas?- iu drejtua avokati

Me bukën e kalamajve në mes, asnjëherë nuk jam kruar në jetën time,- e sqaroi Loli.

Kujtohu! - dhe avokati më shkel syrin mua.

Edhe mua më duket e pabësueshme ,por më ka bërë be për kokën e pesë fëmijëve, se ështe më se e vertetë, çfarë deklaron zotni Loli.

Mirë avokati, se nuk më njeh. Po ty a të kam rrejtë ndonjëhere?- më nderpret Loli me nervozizëm.

Me avokatin nuk e mbajtëm më të qeshurën në gjoks. E ngritëm edhe një dolli për të madhin Lol. Më pas avokati shkoi pranë kompjutrit për të hartuar letrat, që kërkon gjykata ,për të hapur gjygjin administrativ. Herë pas here,I drejtonte pyetje Lolit për sqarimet e nevojshme. Ndërkohë që avokati hartonte letrat, mundohesha të tokja gotën e rakisë me Lolin. Nuk e kaloi një gllënkë poshtë, megjithse rakija qe muskat.

Avokati printoi letrat. Ia dha Lolit për t’i lexuar dhe nënshkruar. Gjatë kësaj kohe mori dikë në telefon. Sa më shumë fliste, aq më shumë nxehej. Shpesh nga goja e tij u dëgjuan këto fjalë:” Punën do të bëjmë. Sa paske ndryshuar o ishmiku im i vjetër?”

Me drejtorin, që të ka pushuar nga puna, jemi rritur në një lagje .Me atë fola në telefon. U mundova të futem për ndërmjetësim. Nuk pranoi asnjë kompromis. E konfirmoi se nuk ke bërë sherre me askënd, pra vetëm etikën nuk e ke thyer. Kjo bën që gjygjin ta fitojmë më me lehtësi. Gëzuar !- dhe ndeshëm gotat të tre.

Sa ju kushton haku?- e pyeti Loli me shumë emocione.

Për Lolin dhe Colin sherbimet i kam pa para. Këto tabelat , jepja mikut tënd ekonomist t’i plotësojë me merak !

Na ka ndihmuar shumë,- ndërhyj.

E di. Në shkrimet e tija, Coli me Lolin ,janë personazhet më të dashur në letersinë humoristike. Humori juaj është ndërkombëtarizuar nga ai. E dija , se keni njëri emrin Agim, e tjetri Ilir, por konkretisht sot e mora vesh që ju zotni Lol e keni emrin Agim Driza.

Me gëzim dolëm nga zyra e mikut të mirë, avokatit Ali.

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat