Përulje 

Kultura

Përulje 

Nga: Neki Lulaj Më: 13 janar 2021 Në ora: 09:49
Neki Lulaj

Lundrova me vitet si në ca dallgë të thinjura 

Nëse nuk u bëra kapiten, nuk iu tremba së përpjetës. 

Kisha në vite urimin e bacës e lokeve fjalëflorinjta 

Kisha krenarinë që ma jepte plisi i bjeshkës. 

  

Dikur lozja me kapuca e me thyerjen e krahut 

Mes Broliqit jetova kujtimet e ëmbla rinore 

Më tej preka Evropën pa harruar ngjyrën e bajrakut 

Gdhiva netët në një libër në një varg e fletore. 

  

Neë ditën e lindjes i përulem brazdës, shkronjës, pragut 

I përulem kroit që më dha currilin e parë 

Kudo ku shkoj më vjen ngrohtësia e oxhakut 

Një besë të re ia jap ditës që në agim. 

 

Në ditën e nesërme jetoj lumturinë e ëndrrës 

Ashtu duarzgjatur eci drejt mirësisë së munguar. 

Dhe vëmë në buzë  aromën  erëmirë të këngës 

Drejt një jete me shresën e trëndafiliar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat