Prindërimi dhe Efektet e tij në Mësimdhënien Bashkëkohore

Kultura

Prindërimi dhe Efektet e tij në Mësimdhënien Bashkëkohore

Nga: Besjana Rexhepi & Kastriot Veselaj Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:52
Kopertina e librit

Roli i prindërve ka qenë, është dhe do të jetë i pashmangshëm në procesin edukativo-arsimor në çfarëdo trajte që do të mund të realizohet procesi i mësimdhënies dhe i mësimnxënies, qoftë në të mësuarit në klasë, apo në distancë, online si dhe hibrid njashtu. Për vetë faktin e përvojës së tyre disa vjeçare në arsimin parauniversitar dhe atë universitar autorët znj. Rexhepi dhe z.Veselaj trajtojnë shumë aspekte brenda këtij libri që kanë të bëjnë fillimisht me premisat e të qenurit prind bashkëkohor, familje koherente dhe mësimdhënës partner i trekëndëshit didaktiko-mësimor: Mësimdhënës-Nxënës-Prind. Nisur nga gjeneza e konceptit familje lashtasi brenda librit përshkruhen fillet e edukatës se nga fillojnë, si ishin më parë, e si janë tani, duke përshkruar dobitë që ka pasur raporti në mes anëtarëve të familjes në atë kohë e që ka tani, por dhe të metat që i kishtë në atë kohë dhe që nuk duhet t’i ketë tanimë.

Autorët spikamë të veçantë i bëjnë trajtimit të stileve të prindërve brenda së cilëve sqarojnë qartë tipologjitë ekzistuese dhe karakteristikat e tyre, në mënyrë që lexuesit, në veçanti të rinjët dhe të sapomartuarit të kenë mundësi të zgjedhin se cilit stil t’i takojnë në të ardhmën, në mënyrë që nga pasardhësitë e tyre t’i arrijnë qëllimet jetësore të tyre, pa çaluar as edhe në një plan të vetëm, qoftë shkollim i fëmijëve të tyre, punësim, ose dhe përzgjedhje të partnerëve për jetën e tyre të mëtutjeshme nga vetë ata. Rrjedhimisht në ndërthurje të trajtesës në fjalë, për të qenë prindër sa më të kohës autorët kanë paraqitur edhe efektet që shkakton martesa e hershme e çifteve, në moshë të re, e konsideruar nga ta si papjekuri psikike, ndonëse fizikisht mund të jenë të aftë të marrin epitetin Nënë e Baba, porse kahjet dhe komplikimet që mund t’u marrë jeta pas martesës së tyre, u vështirëson edukimin e fëmijëve të tyre, duke qenë se dhe vetë këta prindër mund të jenë ende vetë të papjekur ose të papërgatitur rreth obligimeve mbi kujdesin e mirëqenies së fëmijëve të tyre.

Njëkohësisht pos stileve të prindërve dhe efekteve negative që shkakton martesa e hershme, autorët kanë paraqitur edhe rolin e komunikimit në mes faktorëve prind-fëmijë-mësimdhënës se si duhet të jetë ai, në mënyrë që të realizohet në një mënyrë sa më të efektshme, gjithnjë pro asaj se me bashkëpunim dinjitoz arrihen rezultate të mëdha edhe në të nxënit e nxënësve dhe larg ndërhyrjes negative eventuale që mund ta bëjnë një pjesë e prindërve, sidomos në procesin e vlerësimit të nxënësve. Lidhur me këtë autorët me të drejtë vlerësojnë qartë peshën që ka shkollimi i të dy prindërve në mirëkuptimin e partneritetit me mësimdhënës, por dhe në dhënien e hapave të duhur të edukatës së fëmijëve të tyre. Në përmbyllje të librit autorët mirëflasin edhe për rolin që kanë prindërit në çështjen e orientimit profesional të nxënësve si ndihmesë për mësimdhënësit e fëmijëve të tyre, për t’ia lehtësuar procesin e zbulimit dhe zhvillimit të talentit të tyre, në mënyrë që këta fëmijë të kenë një profesion që vetë ata e duan, por dhe që kanë prirje në të.

Shkruar nga;

Prof.dr. Agim Sallmani

Universiteti i Tetovës

Fakulteti Pedagogjik

Maqedoni Veriore.

Email: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat