Pak fjalë mbi monografinë "Djaloshi me dy zemra" (Aushvici i Krushës së Madhe) nga autori Prof. Dr. Nusret Pllana

Kultura

Pak fjalë mbi monografinë "Djaloshi me dy zemra" (Aushvici i Krushës së Madhe) nga autori Prof. Dr. Nusret Pllana

Nga: Remzi Limani Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:16
"Djaloshi me dy zemra"

Monografia në fjajë "Djaloshi me dy zemra" të autorit Prof. Dr. Nusret Pllana, e cila ka të gjitha tiparet e një romani dokumentar, kësaj radhe shtrinë dhimben e gatuar nga jargavecët barbarë mbi Krushën e Madhe, ku më 26 mars të vitit 1999, pamëshirshëm u maskruan 241 veta. Pra, atë që nuk e reprodukonte mendja e njeriut të shëndishë, e bëri soldateska serbe në krye me Bajlozin e Zi...

Tani, vështirë është t'i mbështjellësh vragët e kohës, sepse të gjitha janë ende plagë të malcuara dhe, jo rastësisht, autori, Pllana, synarin e mendjes së tij në këtë libër e vë qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, duke u përbiruar nëpër shtjellat e historisë deri tek ditët e sotme - në vazhdimësi duke u marrë me sensibilizimin e kauzës kombëtare, përtej mureve të ndaluara... Pra, z. Pllana, narracionin e tij historik të tipit romanesk e fillon që nga fëmijëria, duke kaluar nëpër ëndrrat për lirinë dhe etjen për shkollimin, për ta kuptuar mirëfilli të sotmën, me të cilën kacafytemi ende... Mbi këtë bazë, autori i librit na jep shifra të sakta mbi të masakruarit, të cilët u shlyen nga sytë tanë sikur të mos ishin kurrë... Këto të dhëna, përveq të lbruara, autori i vë edhe në beze filmi, për ta dëshmuar filmikisht atë që ka ndodhur mbi Tokën e Djegur, duke e shpalosur dhimbjen gjithandej botës demokratike.

Së këndejmi, i kthehemi Djaloshit me dy zemra, i cili sa rritej e lëshonte shtat prej Vigani që mund ta gjejmë vetëm në përralla, ku sytë e vashave fokusojnë dhe ëndërrojnë një  mashkull të bukur siç ishte në fakt, Blerim Nalli, protagonisti kryesor në këtë rrëfim prekës, ku pamja e tij prej një luani me pamje hyji, në kohën e tij më të bukur, ra në sytë e kanibalëve, të cilët, në kraharorin e gjërë sa bjeshka tek dëshmori, Blerim Nalli, i shihnin dy zemra dhe, pa hezituar, e morën dhe ia nxorën organet e brendshme, në brendinë e kamionit të policisë, i cili qëndronte pas kanibalëve me tërë stafin mjekësor, për të maskruar djemtë e ri pasiqë i vrisnin si zogjtë e pafajshëm...

Mëtej, për të bëmat e paskrubullta të dorës së zezë, do tua lë lexuesve, në veçanti gjeneratës së re, që edhe ata ta hetojnë dhimbjen kolektive për të mos e harruar kurrë aromën e Tokës së djegur, në të cilën lindën dhe u rritën.

Së fundmi, duhet të përmendim se, Prof. Nusret Pllana, deri tash ka të realizuara 62 vepra, ca prej tyre libra autorial mbi luftën e UÇK - së, monografi, intervista dhe ekspozita fotografish mbi maskrat e kryera, të ekspozuar si artefakte nëpër shumë qendra universitare në Evropë dhe në Amerikë. Në kuadër të sensibilizimit të lufës, u shfaqen edhe shumë filma dokumentar të shoqëruar me shumë intervista nga Prof, Pllana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat