Lypësi

Kultura

Lypësi

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Nga: Alexei Slapovski
Përktheu: Salajdin Salihu

Në derën e Vasilevëve trokiti lypësi.

– Më lejoni të ngihem – tha ai.

Vasilevët nuk e lëshuan të hynte brenda.

Atëherë ai u shtri dhe vdiq para derës – nga i ftohti, uria, sëmundja dhe pleqëria.

“O Zot, si u bëmë kaq të ligë” – menduan Vasilevët sapo e panë kufomën në agun e së nesërmes.

Prej atëherë ata presin një tjetër lypës që ta fusin brenda, të ngrohet, ta ushqejnë dhe t’i japin para.

Por lypësi nuk vjen më.

Ky është rrëfimi për lypsarët.

Kur ta lexoni, atëherë shkoni te Vasilevët, se ata do t’jua hapin derën që të ngroheni, do t’ju japin ushqim e para dhe, çfarë është më e rëndësishmja, ata nuk do të jenë më njerëz të ligë. E këtë askush nuk e dëshiron. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat