Do të bëjmë punën

Kultura

Do të bëjmë punën

Nga: Fatmir Lohja Më: 20 janar 2021 Në ora: 07:43
Fatmir Lohja

Të mjerin Lol, pas pushimit nga puna, e shtriu në krevat Corona virusi. Nuk e thotë kot i moçmi: “ Kur të vijnë të këqijat, hapi derën!” Me mikun tonë ekonomist, shkuam te avokat Alija, për të dorëzuar letrat e mikut tonë. Si përherë, na priti me shumë përzemërsi. Kur avokati po konsultohej me ekonomistin, për logjiken e mbrojtjes në gjygjë, papritmas u fut në zyrë një mesoburrë.

Ju lutem mos më pengoni! Jam duke punuar!- iu drejtua me nervozizëm avokati të porsaardhurit.

Si nuk me pritke ti mua? Ne jemi miq të vjetër,- iu kthye i porsaardhuri.

Ju lutem mos më pengoni! Jam duke punuar! - përseriti fjalët e veta avokati.

Mund të vimë më vonë,-i tha ekonomisti avokatit.

Pa mbaruar punën sëbashku, nuk merren me punë tjetër! - ia ktheu avokati ekonomistit.

E di mirë pse keni ardhur ju me atë tjetrin,- ndërhyri i porsaardhuri.

Me që ditke shumë, mund të më thuash pse kemi ardhur?- e qesendisi ekonomisti.

Keni ardhur të mbroni atë faqezinë. Jam unë drejtori, që e kam pushuar nga puna mikun tuaj, dhe të atij tjetrit atje te kolltukët.

Ju lutem dilni jashtë! – urdhëroi avokati.

Nëse nuk u prish punë, deshiroj ta dëgjoj zotni drejtorin, për arsyet e pushimit nga puna të Lolit,- i kërkoi ndihmë ekonomisti avokatit.

Unë bëj punën e shtetit! – deklaroi drejtori.

Unë bëj punën time private, në mbështetje të ligjeve të shtetit, - i ndënji gati avokati.

Pse ështe faqezi zotni Loli? - e pyeti ekonomisti drejtorin ,pasi mori miratimin me shikim te avokati.

Më shau partinë.

E si?

“Nuk hy në burg për asnjë parti”

Ku qendron e shara në këtë fjali?

Unë e mora në punë. Nuk nënshkruaka ai , çfarë i them unë!?

E keni gabim. Në punë e futi ishkryetari i bashkisë. Në atë kohë ju ishit me partinë e tij. Pas zgjedhjeve ndërrove parti. Këte e di mirë,- iu drejtua me ton ekonomisti.

Unë jam politikan pragmatist. Tërë jetën do të jemë vetëm me pozitën.

Si pushove një baba, me pesë fëmijë, për partinë?- nuk m’u durua më, dhe u ngrita në këmbë, e afrova pranë tyre, i përskuqur në tërë trupin.

Nuk kam gjë me Lolin. Për mua partia është mbi të gjitha,- u justifikua drejtori.

Kur nuk ke gjë me Lolin, pse nuk e rimerr në punë,- e pyes me ton.

Unë jam burrë. Nuk i kthej urdhërat e mi mbrasht, se flas vetëm një herë.

Po dalim ne! - dhe ekonomisti më futi krahun.

Ju të dy uluni te kolltuqet. Ju zoti drejtor dilni jashtë,se dua të vazhdoj punën!- urdhëroi avokati.

Ne jemi miq.

Po të ishim miq, ju do ta pranonit ndërmjetësimin tim.

Unë jam burrë. Flas vetëm një herë.

Edhe unë flas vetëm një herë. Jashtë! Mos të shoh më në këtë zyrë!

Pasi e nxorri jashtë mikun e paftuar , avokati u afrua pranë nesh te kolltuqet.

Besoj, se në këtë mesele ,nuk mund të shkruash humor,- i drejtohet avokati akonomistit.

E veshtirë.Të them me sinqeritet, unë shkruaj homorin e hollë të Colit me Lolin ,të cilin ata e kanë të lindur,- e nisi ekonomisti.- Sot Loli është i sëmurë, ndrërsa Coli, siç e sheh, është i pikëlluar për shokun.

Harrova !Po u sjell pak uiski ! - na afroi avokati

Rakija muskat më pelqeu shumë,- i sugjeroj .

Edhe me miratimin e ekonomistit, avokati solli në tavolinë, me tre gota, faqoren e bukur. Raki e zier me merak. E bëra nxemjen me dy tri gllënka. M’u çil fyti. Më ikën emocionet.

Një gjë nuk e mora vesh. Mund të më shpjegoni se cili nga dyshja avokat- drejtor , po pengon shoqi -shoqin në punën e tij?- i pyes me zë të ulët.

Çuditërisht pyetjen time ata e pritën duke qeshur. U befasova. Nuk thashë ndonjë gjë për të qeshur. Me interesonte që avokati të mos e braktiste Lolin.

Na e nisi sulurën!- i thotë ekonomisti avokatit.

Hapen bisedën . I dëgjoja me vemëndje arsytimet . Janë inteketualë të shquar. Te dy ishin në një mendja, se avokati po bënte punën e vet, ndërsa drejtori, vetëm në punë nuk ndodhej. Mora vesh se e njihnin mirë drejtorin . Numuruan shumë ndere që i kanë bërë sëbashku.

Besoj, se more vesh, se cili është në punë,- me drejtohet ekonomisti. – Nga ti, zotni Col, duam të dimë se ku qendron burrëria drejtorit?

Me kapi pa përgatitur. Buzëqeshja m’a përfshiu tërë fytyrën. U përqendrova. E dija që miku më kërkonte diçka humoristike . E nisa me zë të ulët arsyetimin. U mundova t’u shpjegoj se burrërinë e drejtorit nuk e kuptoja.” Pse jam burrë ,flas vetëm një herë !” për vendimet që merr ndaj tjetrit.” Pse jam politikan pragmatist, jam gjithnnji me pozitën!” Fjalinë e parë, kërkon t’a mbështesë me traditën, ndërsa të dytën thjeshtë me interesin personal. Harroi burreci , se duke ndryshuar testat e partive, si mbreti gratë, nuk ka folur njëherë, por është betuar disa herë, se parimet e partisë nuk i shet në pazar.”

I madh je! - m’ë dha kurajo avokati.- Ku e sheh gërshetimin e nacionalizmin me burrërinë?

Për krimin, që ka bërë ndaj Lolit , na kujton thënien, se ne therim djalin për fjalën e dhënë. Për njëqindëenjezekatër partitë, që ka ndryshuar, me parimin e mësipërm, i bie që jo vetëm djemtë e vet, por edhe të fisit, duhej t’I kishte therë , me dorën e tij , përpara shumë vitesh.

Na kapi një gaz i madh, në ato çaste tragjike. U puthëm kur u ndamë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat