Lutu për ne vëlla Ibrahim

Kultura

Lutu për ne vëlla Ibrahim

Nga: Skënder Zogaj Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:18
Ibrahim Rugova dhe Skënder Zogaj

Fort më ka marr malli me të pa

me të marr ngryk e me të thënë:

- Ç’presje ike ti

poshtë ka rënë katundi

e dheu po na rrëshqet nën këmbë

i shqyer qielli

po na ngushtohet mbi krye.

Ti ike dhe ne e harruam Zotin

shoqi-shokun dhëmbë po e kafshojmë

po na tepron liria

si cjapi te kasapi shkojmë

o Mesi -

të veshur me ehuj të zi

gjithë zhgjyri i vilajetit

ka vërshuar në sarajet e mbretit

ulërijmë e byryten si të trentë

u kanë hipur ujqve

e qentë po i ndjellim!

As dreqi se merr vesh çka duam

e ku po shkojmë...

O shpirti i shenjtë i Dardanisë,

vëlla Ibrahim - lutu për ne!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat