Arti në mes rreshtave

Kultura

Arti në mes rreshtave

Nga: Skënder Karaçica Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:02
Skënder Karaçica

(Ri)lexim i poemës,,ZOT I MADH,,të Agim Doçit

Poeti Agim Doçi njihet në botën e letrave shqiptare përmes poezisë dhe kulmet e saj brenda poetikës e mbushur me frymë shqiptare dhe të hapësirës se,jemi komb nën 5 flamurë(cituar nga poema me të njëjtin titull).

Në këtë poemë,,ZOT I MADH,,poeti A.Doçi flet me Zotin dhe ia numëron të gjitha katrahurat e popullit të tij.Po këtë temë në relacionet poeti me Zotin e kemi veneruar edhe tek poetët tjerë shqiptarë.Po këtë bisdë me Zotin e kemi ,,Letër Zotit,,të poetit Agim Vinca,i cili në kohën e orëve të kohës së përgjakur të Kosovës nga regjimi i gjenocidit serb,ai i drejtohet Zotit përmes një letre nga Prishtina...!

Por,këtë herë poeti A.Doçi,i cili krahas poezisë shkroi me qindra këngë për kohën shqiptare dhe për Kosovën,tashti e kemi në relacion të bisedës me Zotin dhe,tutje ai i shpalon para tij tërë historinë e kombit dhe Shqipërinë herë-herë në tymnajën e historisë së skajuar në tovolinat e kohës,ku,pati tradhëti dhe kthimi i shpinës ndaj atdheut.

Duke e lexuar poemën,,ZOT I MADH,,të A.Doçit,para vetës të dalin vargjet e At Gjergj Fishtës dhe,të vjen mbanë sikur jeni sy me sy me Fishtën e kohës,ndërsa me vargje na vjen poeti Agim Doçi dhe klithma e tij poetike pse jemi kështu,pse punuam për të tjerët duke e lënë Shqipërinë në vetminë e shekullit.

Gjer në Janinë shkove ushtar/Tokën tënde e le në zor!/
Shkodra s`kishte buk me hangër/Ti në Bejrut gurvernator/.

Poezia është mesazhi dhe ,,kushtetuta,,më e mirë e kohës,ndonëse poetët janë ligjvënësit më të mirë dhe opozitarë të pushteteve,
opozitarë të pushteteve...Poezia i vë në sprovë edhe shtetin edhe presidentët e shteteve të mëdha në botë.Më rastin e inagurimit të presidentit Joe Biden në Washington,gjashtë minuta poezia iu drejtua kombit amerikanë përmes poetës së re Armanda Gorman me poemën,,The Hill We Climb,,.Këtu në Capitol të SHBA-së arti i poezisë e mundi politikën dhe nisi mesazhin e artit që di të afrojë njerëzimin dhe të mbrojë planetin.

Në poemën,,ZOT I MADH,,poeti Agim Doçi hodhi dritë për kombin dhe atdheun e tij shqiptar dhe,mesazhi i tij si klithje poetike e zemërimit për orët e historisë njerkë dhe,duke kaluar matanë udhëve të atdheut në tikën e huaj për të shërbyer e për të ndërtuar trajtat e jetës për të tjerët e,duke lënë Tokën e vet në zor...!

Arti është dhunti e Zotit,sipas poetit Agim Doçi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat