Njohuri mbi Bashkimin Evropian

Kultura

Njohuri mbi Bashkimin Evropian

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:25
Libri i autorit: Prof. As. Dr. Nijazi Halili

Profesor Universitar i Shkencave Politike dhe Biznesit ndërkombëtar Prof.As.Dr. Nijazi Halili, tani ka botuar librin e radhës “Njohuri mbi Bashkimin Evropian”, i cili sot u lejua për botim pas marrjes së ISBN dhe Bar Kodit nga Biblioteka Kombëtare "Pjetër Bogdani " në Prishtinë. Autori ne këtë libër paraqet njohuri pre Bashkimin Evropian, si dhe politikat e zgjerimit dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e vendit ne familjen evropiane.

Ajo që sot gjithnjë më shpesh ka tendencë të karakterizohet si unitet dhe identitet në rritje i kontinentit të Evropës është rrjedhojë e zhvillimit dhe e ngjarjeve në gjysmën e dytë të shekullit njëzet. Deri atëherë për Evropën (dhe për vendet e sotme anëtare të BE-së) më shumë ishin karakteristike ndarjet, antagonizmat dhe interesat e ndryshëm, sesa objektivat e përbashkëta apo fryma e përbashkët. Përveç dallimeve gjuhësore, religjioze dhe kulturore, posaçërisht karakteristike ishin dallimet ekonomike dhe dallimet në sistemet politike të shteteve të Evropës.

Marrëdhëniet ndërmjet shteteve të Evropës Perëndimore të cilat sot janë vende anëtare të BE-së në radhë të parë ishin të bazuara në rivalitet dhe në mosbesim, kurse tensionet që buronin nga marrëdhëniet e këtilla shkaktuan edhe dy luftërat botërore më të mëdha në shekullin njëzet që filluan dhe që në thelb ishin luftëra evropiane. Pasojat që i la Lufta e Dytë Botërore pothuajse në tërë kontinentin e Evropës ishin të përmasave tejet të mëdha , ekonomia e shkatërruar, vendbanime të rrënuara dhe miliona të vdekur. Në periudhën e pasluftës, sipas fjalëve të Altiero Spinelit, ithtarit të madh dhe njërit prej arkitektëve të integrimit evropian, “… një transformim i madh … lindi në vetëdijen politike të evropianëve, diçka që është fare e re në historinë e tyre. Me shekuj, vendet fqinje shikoheshin si armiq potencialë ndaj të cilëve duhej pasur kujdes dhe duhej qenë i përgatitur për luftë. Tani, pas mbarimit të luftës më të tmerrshme nga të gjitha luftërat në Evropë, këta fqinj shikohen si popuj miq të cilët ndajnë një fat të përbashkët.

Sipas autorit Nijazi Halili, politika e Ballkanit brenda një shekulli pësoi ndryshime të ndjeshme. Pas Luftës së Dytë Botërore Ballkani kishte 6 shtete klasike: Shqipërinë, Greqinë, Bullgarinë, Jugosllavinë, Turqinë dhe Rumaninë. Dekadën e parë të shek. XXI Ballkani do ta mbyllë me një fragmentarizëm të ndjeshëm të hartës politike, ai tashti ka 11 shtete. Përveç shteteve ekzistuese të epokës së Luftës së Ftohtë i shtohen edhe këto shtete të reja: Maqedonia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Sllovenia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat