Dhënia e Besës, sinonim i të pabesëve

Kultura

Dhënia e Besës, sinonim i të pabesëve

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:10
Mr. Sc Shpend Salihu

Gjatë historisë sonë prej Ilirëve e këndej rregullisht kemi qenë të pabesë.

Dikund rreth vitit 1250,p.e.s, kemi shkuar në vizitë, Hektori, dhe Paridi, bijtë e mbretit Priam, në territoret Greke, na kanë gostis, na kanë pritë me respekt maksimal, të pabesët Ilirët ia vodhën gruan Helenën e Trojës, bijën e zotit Zeus dhe Hera, gruan e mbretit Menelau, vëllaut të mbretit të madh Agamemnon, e më pas u bë beteja e Trojës, të cilën me të drejtë e humbëm.

Më pas erdhën periudha të zhvendosjes së Shqiptarëve, dhe filluam mes vehte të vritemi për gra, për prona, për dominim, për kapital etj, deh kjo histori akoma është duke na pasuar.

Luftërat qysh prej asaj periudhe e më pas, u bën edhe në kuadër të fiseve e familjeve për prevalenc ndaj tjerëve.

Më pas erdhi sundimi Otoman, ku edhe më tepër u degraduam si popull, pasiqë Turku me mjeshtri na fuste në grindje e përçarje mes vehte, e ne edhe pse e kishim në gjak, xhelozin patologjike ndaj njëri tjetrit edhe më tepër na konvenonte, të vriteshim pas shpine me njëri tjetrin, sepse nuk donim askënd ta shifnim në gjendje më të mirë se vetëvehten. Pas nxjerrjes së kanunit të Lekë Dugagjinit, edhe pse në troje Shqiptare kishte 33 kanune, por kanuni i Lekës, ishte më i avancuari dhe i aplikuari, pas tradhëtis që Mojsi Golemi, dora e djathtë e Gjergj Kastriotit ia bëri, si dhe pas tradhëtisë së Hamzait, nipit të Gjergj Kastriotit, për herë të parë u aplikua shprehja të jap Besën.

Përkundër asaj që jepnim besë, na rastiste që të shkelnim besën, e në pabesi të tradhëtonim njëri tjetrin e të vrisnim njëri tjetrin në pusi, të gënjenim për njëri tjetrin, thjesht të tradhëtonim njëri tjetrin.

Askund në botë shprehja besë nuk përdoret nga asnjë popull, e mos të përmendim perëndimin, sepse në perëndim ka rregulla si shtetërore, si të fiseve e grupeve të caktuara, që nëse thehen ndëshkimi pason.

Edhe gjatë luftës derisa jepnin besën njëri-tjetrit, shpeshherë binin në kufi ushtarët, pasiqë rregullisht tradhëtoheshin nga miqtë e vet. Mos të harrojmë se ushtarë të UÇK-së më tepër janë vrarë në zonën kufitare, duke u futur në Kosovë, sesa në luftime të drejtëpërdrejta, e kjo ndodhte jo se Serbia i vërente, por se ushtarë të caktuar mbanin toki-voki me vehte, dhe jepnin informacione. Derisa ishim në perëndim në Gjermani, na vinin informatat nga ushtarakët Gjerman, se në mesin e ushtarëve të UÇK-së, po përcjellën informatat dhe po bien në kurth luftëtarët.

Më kujtohet shprehja e Faik Konicës: armiku më i madh i Shqiptarëve janë vet Shqiptarët, si dhe thënja e Gjergj Fishtës: Le ta dijë gjithë bota mbarë, se Gjergj Fishta nuk është më Shqiptarë.

Të gjithë kokat briliante Shqiptare, o i kemi izoluar e neutralizuar, o i kemi lënë të vdesin në varfëri, siç p.sh Faik Konica, një kokë briliante vdiq në SHBA me 15 dollarë në xhep, në një hotel të lirë, sepse Shqiptarët e mjerë e lanë të vdiste kështu. Ne nuk meritojmë si popull asgjë, jemi të mjerë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat