Hapni dosjet

Kultura

Hapni dosjet

Nga: Neki Lulaj Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:36
Neki Lulaj

Po hapni,  bre ato arka të mbyllura  

Hapni ato Arkiva gjëmëmëdha! 

Ju që rrini si thëngjill i ndezur, si struci.  

E fshiheni pas ofshamave  si mëkatarë  

Ku jeni ju? 

Ju oficerë fallco që mbanit çelësat e thesarit 

Hapni  ato bashkë me sejmenët tuaj!  

Se I fshihni nëpër gungat e qafës së malit.   

Dosjet  e krimit, përt ë cilat  toka ju ka mallkuar  

  

Hapni  more ato mistere  të shohim  padrejtësitë  

Kush iu priu shtegut e rrufeve të krimit  

E pa faj  vrau,   plaçkiti si në një lukuni  

Në terrin e hipokrizisë  urrejtjes e nënçmimit   

  

Hapni se shuhet dhimbja  e nënave shamizeza  

Në horizontin shurdhmemec misteri ende  gjemon  

Gjarpëron si vetëtimë në qiellin ku duket rrezja 

 E dalin plagët vdekjeprurëse që ende kullojnë. 

  

Zbardhni  me drejtësi dosjet të krimeve të rënda  

Nxirrni dosjet e vrasjeve  politike dhe  pritat.  

Duam të shohim të vëretën që është brenda.  

Se na  vrasin si gjilpera si heshta, si shtizat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat