Akademia e Shkencave e Shqipërisë rikandidon Ismail Kadarenë për çmimin ‘Nobel’

Kultura

Akademia e Shkencave e Shqipërisë rikandidon Ismail Kadarenë për çmimin ‘Nobel’

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:48
Ismail Kadare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”.

Gjatë kësaj veprimtarie do të prezantohen disa kumtesa dhe pas  kumtesave.

 Akademia ka bërë me dije se do të jepet edhe njoftimi për rikandidimin e shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin Nobel në Letërsi nga kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.

Veprimtaria do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat