Bota poetike e poetit të alpeve shqiptare

Kultura

Bota poetike e poetit të alpeve shqiptare

Nga: Agim Desku Më: 26 janar 2021 Në ora: 22:41
Çelë Bardhaj

Të rikujtosh poetët qa kanë ikur në amshim është borxh ndaj tyre ,mëgjithatë edhe ndaj fjalës së bukur poetike.

Poeti Çelë Bardhaj i përket Alpeve të bukura shqiptare sa edhe legjendat që u krijuan dhe krijuan mite për heronj të lavdishëm.Heroi i ditëve tona ishte pikërisht poeti dhe atdhetari që diti t'i qëndroj stoik stuhive të jetës dhe të së vërtetës, i lindur dhe rritur nga ky popull i shenjtë.

Çelë Bardhaj u lind më 03.02.1949 në fshatin Kuçishtë te Rugovês.

Shkollën fillore e kreu në Haxhaj, të mesmen në Gjimnazin e Deçanit, studioj në Fakultetin Fililogjik në degën e letërsisë dhe gjuhës shqipe.

Punoj shumë vite në shkollën fillore 1 Maji në Haxhaj. Ishte bashkëpuntor i jashtëm i Institutit Albanalogjik të Prishtinës në sektorin e folklorit.

Filloi të shkruaj poezi qysh në bankat e shkollës fillore dhe nuk u ndal 32 vite me radhë.

Në vititn 1995 shkroi Monodramën ,,SHKUJA’’ ,që u shfaq në skenat tona nga grupi amantor ,,Gurra’’. la të gatshme 3 libra që s`janë botuar ende, dhe presin një arsye të shëndoshë për t`ia njerrë në dritë,sepse ky poet dhe krijimtaria e tij e ka mëritue dritën dje dhe sot

Ishte anëtar i Revistës ,,Gurra’’ për daljen dhe botimin e së cilës dha kontribut të jashtëzakonshëm.

E ndihmoj KLMDNJ-në Pejë.

Poetin Çelë Bardhaj nuk e percolli fati i mbarë në jetë,për botimin e shkrimeve të bukura të tij ,ku me shumë kujdes ia ruan familja ,ndoshta për një ditë të bardhë t`i botohen ,por as me shëndet nuk ishte mirë.

Në vitin 1983 kur u dogj shkolla e Haxhajve ,iu dogjen edhe shkrimet e tij.

Por prapë në vitin 1999 regjimi sërb zhduki thesaret e shkrimeve të tij.

Lengata filloj t`ia brente thellësitë e mushkërive.

Ishte e kotë përpjekja e mjekëve të Tiranës e të Stambollit, që të ja zhdukin atë sëmundje të rëndë.

Kanceri ia copëtoi mushkëritë ku edhe ia mori jetën.

Vdiq në moshën 50 vjeçare

Ku iu kthye përjetësisht Kuçishtës së tij të dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat