Gjygji i Lolit

Kultura

Gjygji i Lolit

Nga: Fatmir Lohja Më: 27 janar 2021 Në ora: 07:40
Fatmir Lohja

Në mëngjes, sëbashku me Lolin, e pimë kafen pa bisht, te klubi i lagjes. Lolin nuk e zinte vendi. Atë ditë do të jepej vendimi i gjykatës, për pushimin e tij nga puna. E morëm ngadalë-ngadalë, për të shkuar te gjykata. Kishim kohë. Biseda nuk po na ecte. Ndiznim cigaret njëra pas tjetres.

Pranë gjykatës na ra në sy prezenca e shumë qytetarëve . Kur na panë ,u afruan pranë nesh. Lolit iu mbushën sytë me lot. Shumica e pyesnin për shendetin. I kërkonin detaje, për të ditur si e sheroi corana 19. E dinin, se atë ditë do të jepej vendimi i gjygjit. Shumica prej tyre, qenë ata, që e ndihmuan Lolin për të kaluar sëmundjen epidemike, dhe gjëndjen e veshtirë ekonomike.

Me plot energji erdhi edhe avokat Alija me ekonomistin. Tokëm grushtat me shumë dashamirësi. Na tërhoqën pranë hijes së një peme. Na këshilluan , e na stërkëshilluan , që të mos flisnim në gjygjë, pa lejen e avokatit. Sipas tij gjygjtarja është e sertë. Kërkon seriozitet maksimal në gjykim. Loli u stërbetua, se nuk do ta fliste një fjalë, pa urdhër të avokatit.

U futëm në sallën e gjygjit. Në krah të djathtë të avokatit zuri vend Loli. Unë dhe ekonomisti u ulëm në rreshtin e parë, pas tyre. Salla u mbush plot. Nga respekti për Lolin dëgjohej vetëm një mizë, që shetiste në sallë për qejfë të vet . Me të hyrë gjykatsja, të gjithë u ngritën në këmbë. Ajo u habit, kur pa gjithë atë gjindje. Me sa shprehu me mimikë, i pelqeu qetësia në sallë.

Gjykatsja i kërkoi Lolit gjeneracionet. Në senacat përgatitore nuk qenë takuar, se Loli dergjej në krevat. U ngrit avokati për të folur. Ajo kërkoi të dëgjonte Lolin, i cili gjendej në pikë të hallit. Pyetja Hamletjane: “ Te flas,apo mos të flas!?” ia mpiu trurin. Kur e këshilloi avokati, u ngrit në këmbë. Për herë të parë e pashë mikun tim, të pushtuar nga emocionet mpirëse . Flista ngadalë. Me zë të ulët , vibrato, tregoi gjeneracionet e veta. Disa herë, gjykatsja, i kërkoi të ngrinte zërin. Në fund,deshironte të thonte diçka , por e shtrëngoi gjuhën fort me protezat e lira.

Shprehu! – e urdhëroi gjykatsja.

Ky jam , mos qofsha! - i doli nga shpirti Lolit, pasi mori miratimin a avokatit.

Kur u ul në karrike, me trupin të mbuluar me djersë, gjyktasja nuk shprehu asgjë. Në sallë u bë pak zhurmë , por qetësia u rikthye menjëherë. Për institucionin , që beri masakrën ndaj Coli, u ngrit si përfaqësuese, një juriste.

Ku është drejtori?- e pyeti gjygjtarja juristen.

E kanë arrestuar.

Pse?

Për shpërdorim detyrë,në një tender për ilaçe.

Mos ështe ai tenderi me një nëntë në fillim, dhe me shumë zero nga pas?- ndërhyri Loli papritmas.

Qe vonë, kur avokati i shtrëngoi kyçin e dorës, dhe unë me ekonomistin qafën. Na u mbush mendja, se llapa e tij e gjatë , na e rrëzoi mbrojtjen. U përqendruam të gjykatsja me shumë frikë në palcë. Ajo kontraktoi fytyrën me shumë vullnet. Qetësia në sallë u bë e frikshme.

Zotni Lol! Doni të deklaroni ndonjë gjë , për faktin që sa po dëgjuat nga juristja?-iu drejtua gjykatsja me shumë dashamirësi.

Qejfë kam me folë, por kam frikë se e përdreqosi. Avokati, me dy shokët e mi , më kanë porositur të mos flas një fjalë, se mund të humbas gjygjin. Ba me humb këtë gjygje, më mirë të mbytëm në Dri, zonja gjykatëse.

Gjygjin e ke fituar, por mos e tjerr shumë!- e urdhëroi gjykatsja me lot në sy.

Zotni drejtori më tha se lekët i duhen partisë për fushatë.A mund të ma shpjegojë kush, pse kanë arrestuar drejtorin,e jo partinë?

Gjygji mbyllet me fitoren e Lolit,- dhe gjykatsja doli jashtë, se nuk po mund ta mbante më brënda të qeshurën.

Me daljen nga salla të gjykatses, të pranishmit me shumë dashamirësi uronin Lolin. Nuk po na linin të dilnim nga gjykata. Gëzimi i përbashkët qe i madh, por vonesa nuk arsyetohej në ato çaste. Dihej se dollitë, te klubi lagjes , do të çoheshin njëra pas tjetres.

Erdhi! Erdhi! – lajmëroi një rinush.

U befasuam me atë njoftim. Kush erdhi? Pse erdhi? ….Shumë pyetje na mbeten pa përgjigje. Pas pak, i lidhur në pranga , dhe i shoqëruar nga dy policë, u pa ishdrejtori i Lolit.

He faqezi! T’u ba qejfi që po me sheh lidhun!- iu hakërrua Lolit.- Pa të kishe nënshkruar ti, unë nuk do të isha këtu sot.

Edhe unë ,po të mos më kishe pushuar ti nga puna, nuk do te isha sot këtu.

Unë kam mundësi të mbroj ty. Po mua kush më mbron?

Ti ke partinë. Ka mundësi, që nuk ia ke çuar tëra paratë asaj!? - e gjuajti Loli.

Ti po me akuzon për pandershmëri?

Nuk të kam prangosur unë. Eshte partija jote që të ka sjellë këtu. Po të ishit marrë vesh ndermjed vedit, nuk vinte puna deri në gjykatë. Nuk ka thënë i moçmi kot :” I mbyturi, të mbyt!” Për burrërinë që ke, pas zgjedhjeve, e shoh mirë, se ke për të ndryshuar përsëri parti, - dhe Loli mori drejtimin për të dalë nga salla.

Pas tij edhe ne. Shkuam direkt te klubi i lagjes. Sa dolli u ngritën për shendetin e Lolit, aq të mira i ardhshin prapa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat