Leonor Berisha nga Prizreni, ka fituar çmimin e parë në garën kombëtare letrare, kategoria Ese, në Shqipëri 

Kultura

Leonor Berisha nga Prizreni, ka fituar çmimin e parë në garën kombëtare letrare, kategoria Ese, në Shqipëri 

Më: 28 janar 2021 Në ora: 00:24
Leonor Berisha

I riu Leonor Berisha nga Prizreni, ka fituar çmimin e parë në garën kombëtare letrare kategoria Ese, në Shqipëri. 

Për këtë, ka njoftuar vet Berisha përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.  

Ai ka shprehur mirënjohje për organizatorët, z. Leons Hasani & z.Seldan Tabaku, profesorëve dhe gjithë studentëve shqiptarë që ishin pjesë e kësaj gare. 

Postimi i plotë: 

Fitues i çmimit të parë! 

Të dashur miq, Me kënaqësi ju njoftoj, se nga juria profesionale dhe profesor universitar, jam nderuar me çmimin e parë, në garën kombëtare letrare kategoria Ese, të mbajtur në Shqipëri. Është ndjesi e veçantë, ku në mesin e qindra studentëve të shkëlqyeshëm në paraqitjet e tyre letrare, të jesh në krye të më të mirëve. Mirënjohje organizatorëve z. Leons Hasani & z.Seldan Tabaku, profesorëve dhe gjithë studentëve shqiptarë, që ishin pjesë e kësaj gare. Ju guxuat, prandaj, të gjithë jemi fitues! E ju miqtë e mi, të afërm dhe familjarë, që më përkrahni në çdo rrugë dhe më motivoni që t'mos dorëzohem kurrë, ju falënderoj nga zemra, ju paqa për jetë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat