Mos e duaj Kosovën “krejt” por duaje veten - Shqipërinë

Kultura

Mos e duaj Kosovën “krejt” por duaje veten - Shqipërinë

Nga: Kalosh Çeliku Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:09
Kalosh Çeliku

(Partitë politike shqiptare si macet e mia besnike)

Edhe, bëra krahasim mes maceve mia

Partive Politike Shqiptare. Gjithë jetën:

Lypin, si mace. Pamarrë parasysh, se:

Ende, janë barkzbrazura. Uri, nën sofër.

Macet, që ende i dua! Dhe, gjithë jetën

Nateditë, flej me to: Në shtrat. Shtëpi.

E, kaloj Natën mes shtrigave. Ëndrrave.

Imzot, Partitë politike qenkan si macet

E mia, hazdisura. Dalldisura politike?!...

(Partia ime Sot për Sot

është Poezia Erotike)

Partia ime politike, Ehu! Sot, për Sot

Ende, është Poezia: Xhadia, Erotike.

Mund të thoni, ju: Dhe, Gratë Besnike.

Nuk ka problem. E pranoj, Shtegun:

E, Grave besnike, te “Parku i Grave”.

Megjithatë, Burra: Gruaja ime besnike

Sot për Sot, ende është: Poezia Erotike...

(Pandemia politike)

Ende, Sot: Nuk arriti të më shti në burg

Shteti i ”përbashkët”. Dje, komunist.

As, edhe Nesër: Shteti, Neokomunist

Pandemia politike: Rrasi, në karantinë.

Orë, policore. Dhe, masa Qeveritare

I mbylli tavernat. Ҫerdhet. Shkollat.

Universitetet. Edhe, “Parkun e Grave”

Gratë e mia besnike, burg shtëpiak.

Pandemia politike: Rrasi, në Karantinë...

(“Shitësi” i vajit ullirit

në Shkupin shqiptar)

Edhe, vjen një “shitës” nga Pusteci

Nateditë, në “Bit – Pazar.” Shkup.

“Shetë: “,Vaj ulliri. Pazarin shqiptar.”
 

Dikur, tjetëri: “maqedonas”, “lypës”

Me torbën plotë arna, krahë.”Jetë.

Përderisa, çantën e kam plot krahut:

Lypësa. Dyluftime, në “Bit - Pazar”.

Po, të kesh raki rrushi. Shtamaverë

Urdhëro! Dhe, merri lekët “hallall”!

“Maqedonasi”, dikur edhe më thotë”:

Nuk e kam shitur, asnjë lapës kimik:

Nuk kam hëngër, sot as edhe bukë.

I nxjerrë disa lekë nga xhepi strukes

I them: Sot, haje një drekë festive!

Ende, shitësin e vajit ullirit shqiptar

Përditë e shoh me një torbë në Shkup.

Edhe, atë: “Maqedonasin” me lapsa.

Po, ende: Nuk shesin raki rrushi. Verë

Që, Unë t’i bëj bythekrye në Tavernë...

(Kohë kam për Gratë besnike

por jo edhe Koronavirusin)

Adhuruesja, Dje: E poezive mia erotike

Më pyet: A, trembem nga Koronavirusi?

Jo, i përgjigjem. Nuk kam kohë, Mike:

Aspak rastë, nuk del për Gratë besnike

Mes librave mi, ende të “rrezikshëm”.

Adhurusja e poezive të mia, ende erotike

Më pyet: A, trembem nga Koronavirusi?

Jo, i përgjigjem: Nuk më lënë Gratë besnike

Dhe, poezitë e egra të “rrezikshme” erotike...

(Mos e duaj Kosovën “krejtë”

por duaje veten - Shqipërinë)

Mike, mos e duaj Kosovën, “krejtë”

Por, duaje disi vetëveten si beqare!

Edhe, Sot: Gjeje një burrë azgan

Të të shërojë nga partitë politike.

Zonjushë, mos e duaj Kosovën Sot:

Po, gjeje: Një burrë besnik. Nesër!

Edhe, mos ndajë vota me PDK -ën

Sot, zjarr haptas na digjet mbi krye:

Dhe, shpëto nga partitë tona politike...

(Edhe del nga burgu Shutkës

kojshiu i rakisë rrushit)

Edhe, delë nga burgu i Shutkës

Kojshiu, i rakisë rrushit. “Hallalli”.
Që, u printe Protestsave politike
Me Kimin. Hoxhën e Allahut.

Ballë, protestave me “Din e Iman”

Sot, bëjnë protestë festive partiake.

Reziku, troket: Tek, Dera e Madhe

U them: Urdhëroni! Sot, kam vetëm:

Raki rrushi, dhe mandarina pa gjethe...

(Kalosh Ҫeliku nuk blen

mandarina pa gjethe)

I them, shitësit: Mati 3 kg. mandarina

Një kg. e zgjedh Unë vetë me gjethe:

Dhe, dy tjerat: zgjidhi vetë si tregtar.

Pajtohet shitësi “hallall”, i “Bit-Pazarit”

Dhe hopa, ua këputë gjethet mandarinave:

Tre binjakeve lindura, Sot: nga Natyra?!

I them: Ndal, mos i matë 3 kg. mandarina

E përfundova, pazarin. Shihemi, Nesër!

Kalosh Ҫeliku: Nuk blen pemë pa gjethe...

(Edhe Ky është Kalosh Ҫeliku)

Punemadhe, kush është Kaloah Ҫeliku:

Rrugaç. Kurvar, Shkrimtar. Poet, Rebel

Padyshim, edhe, mik i partive politike?!

Megjithatë, Është: Kalosh Ҫeliku. Rebel

Që, Sot haptas: Kopilin, ua lë pas dere.

Edhe, Ky është: Klosh Ҫeliku - Rebeli

Që, Sot: Haptas, Kopilin ua lë pas dere...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat