​Dumoshi: Ismail Kadare, krenaria dhe simboli i artit letrar shqiptar në botë

Kultura

​Dumoshi: Ismail Kadare, krenaria dhe simboli i artit letrar shqiptar në botë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:32
Ismail Kadare

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, i uroi ditëlindjen shkrimtarit Ismail Kadare që sot feston 85-vjetorin e lindjes.

Dumoshi shkruan se, “Kadare, mbetet gjeniu artit letrar që ka pasqyruar zhanre të ndryshme të prozës, pa lënë anash as poezinë, më të cilën edhe nisi rrugën e tij si shkrimtar. Laureat i shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare, Ismail Kadare, mbetet krenaria dhe simboli i artit letrar shqiptar në botë”.

Urimi i plotë i Dumoshit:

Sot, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, mbush 85 vjet. Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, në emër të institucionit dhe në emër të kulturës në Kosovë, dua t’ia uroj ditëlindjen shkrimtarit tonë, kolosit të letrave shqipe dhe jo vetëm, i cili me krijimtarinë e tij ka arritur të tejkalojë kufijtë kombëtarë për t’u bërë një shkrimtar i përmasave botërore.

Kadare, mbetet gjeniu artit letrar që ka pasqyruar zhanre të ndryshme të prozës, pa lënë anash as poezinë, më të cilën edhe nisi rrugën e tij si shkrimtar. Laureat i shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare, Ismail Kadare, mbetet krenaria dhe simboli i artit letrar shqiptar në Botë.

Kadare, përmes krijimtarisë ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh të prezantimit të kulturës dhe identitetit shqiptar në Botë. Është autori më i përkthyer shqiptar në Botë dhe kjo tregon për gjenialitetin e tij në krijimtarinë letrare.

Urime 85 vjetorin, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Korpusi i madh i krijimtarisë së tij vazhdoftë edhe më tej, krahas shëndetit që urojmë ta ketë edhe gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat