Mandati i tretë i Edi Ramës dhe rrëketë e menxyrave e tymnajave

Kultura

Mandati i tretë i Edi Ramës dhe rrëketë e menxyrave e tymnajave

Nga: Sali Leka Më: 29 janar 2021 Në ora: 08:47
Sali Leka

Dy fjalë të urta Arbnore Shqiptare thonë e na mësojnë: “Mos dëgjo botën, por dituro kokën, pastro aortën. Shiko e dëgjo pa caktim shul e jesak, por ngul sinur, kalim e cak”.

Unë shikoj e dëgjoj pa ndalim. Jam me 4 sy e 4 veshë. Çdo natë shkruaj këndoj pa përtim. Sytë e mi janë me blerim e shkëlqim. Nuk shikoj emisione e rubrika televizive, regresive, të pista, të ndyra, krejt muzg, katrahur errsin, por i dëgjoj kur shkruaj me betim e iradin.

Janar 2021 çdo natë 4 orë, në 4 televizione kam dëgjuar rubrika me proçka të neveritura, vulgare dhe brutale që kurrë mos i pafsha me sy asnjëherë, as dimër, as verë.

Unë dua të shikoj emisione televizive pozitive për etikë, dituri, kulturë, filozofi, drejtësi, demokraci, për zhvillim, progres, modernizim me vepra të dobishme jetsore atdhetare kombëtare, dhe jo broçkulla langare, për rrëmujë, katrahurë e batërdi.

Katër studio televizive, përsërisin katër orë çdo natë fjalët e besdisura, të sekelldisura “Edi Rama duhet penguar, duhet rrëzuar me doemos me 25 Prill. Duhet ndaluar me çdo mjet mandati i tretë i Edi Ramës.

Të ngrihemi të tërë ta largojmë, ta shporrim Edi Ramën nga kryeministria.

Këto tamtume dhe ultimatume anarshiste i llomotisin gazetarë, analistë, aktivistë të grupimeve mediatike, militantistë të partive politike, pa asnjë lloj etike, sedri, e dinjiteti, as llogjike e kulture.

Etika, sedra, dinjiteti, llogjika e kultura, janë 5 veti e cilësi shembullore, që na drejtojnë për së mbari në jetën tonë personale, familjare e shoqërore.

Mua nuk më dhimbset aq shumë Edi Rama, por më dhimsen ato familje që janë shkretuar, jargosur e nakatosur, duke shikuar me sy maskarada e menxyra të pista, të ndyra.

Janë të pista se nuk tregojnë asnjë fakt konkret pse duhet të largohet Edi Rama.

Spekullimet, mashtrimet, tamtumet, kërcënimet, ultimatumet anarshiste, meskiniste kaotiste nuk janë fakte juridike. As llomotitjet e spekullimet me egërsi e ligësi.

Janë të ndyra, të qelbura, se nuk demaskojnë asnjë ibret e sketerr, masakër makabre, që kanë ndodhur në Shqipëri përpara vitit 2013, kur Edi Rama nuk ishte kryeminister.

Krimi më i tmerrshëm i një funksionari shteti ishte dhe është vrasja e njerëzve. Kurrë shteti nuk duhet të vrasi njerez, por ti gjykojë e ndëshkojë me ligje të drejta.

Edi Rama nuk ka vra asnjeri, as ka për të vra.

Kurse opozita e sotme që kërkon rrëzimin e Edi Ramës edhe pa votime me 15 Mars 2008 vrau e dogji 26 njerëz të pafajshëm punëtorë në fabrikën e demontimit të armëve luftarake.

Kriminelët e kësaj masakre as janë demaskuar, as ndëshkuar. Në fabrikën e Gerdecit që nga viti 2004 janë bërë vjedhje galopante, por nuk janë publikuar në asnjë televizion, përkundrazi publikojnë shpifje e gënjeshtra për vjedhje të qeverisë socialiste të Edi Ramës, që as ka vjedh, as ka për të vjedh.

Unë isha, jam e do të jem socialist i betuar demokrat modernist i përkushtuar.

Fatos Nanon e kam demaskuar. Edhe Sali Berishën me padrejtësitë makabre ka pjesë edhe Fatos Nano.

Kompaninë e demontimit të armëve në fabrikën e shkrumbit Gerdecit i formoi i projektoi Fatos Nano në vitin 2004 dhe ja dorëzoi Sali Berishës me 3 Korrik 2005.

Unë kam shkruar për këto tragjedi mizore, por nuk i kanë botuar.

F. Nano e S. Berisha tani nuk kanë post e funksion partiak as politik, por ishin e janë dredharakë e kameleon me uri e oreks për qeveri e pushtet, për të bërë kërdi, batërdi, ibret e mysibet.

Kurse Edi Rama nuk ka uri e oreks për qeveri e pushtet, por janë 240 mijë socialistë të arsimuar të kulturuar që i shkruajnë letra dhe i kërkojnë të qëndrojë si burrat në krye të qeverisë, në ballë të demokracisë, edhe mbas 25 Prillit 2021.

Edhe unë i kam shkruar shtatë letra Edi Ramës dhe e kam këshilluar mos e dorëzo detyrën atdhetare kombëtare, as funksionin e lartë të kryeministrit as në vitin 2025, ashtu si e dorëzoi Fatos Nano me 3 Korrik 2005.

Unë me shokët e mi isha në komisionin e qendrës votimit në zgjedhjet parlamentare 3 Korrik dhe Sali Berisha, nuk fitoi, por ia dorëzoi fitoren e kryeministrit hileqari e tinzari i kamufluar Fatos Nano me orerksin e gangrenizuar për tu ngjitur president.

Fatos Nano munafik, matrapaz, dallaverexhi e allish verish kalibri. Bashkë me Sali Berishën i stervitur i klonuar nga Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, të angazhuar në institutin e studimeve marksiste-leniniste, që në vitin 1977 shekulli XX, koha e skëterrit enverist monstruozist.

Tani Enveri nuk jeton, por vepron dhe errson muzgun e sketerri i tij, mjegullon, turfullon e trumbeton narcizizmi, sharlatanizmi, zuzarizmi e gangrenizmi i tij i llahtarshëm.

Enver Hoxha faraoni i shekullit XX, krimineli e katili i Ballkanit ia kaloi dy faraoneve të Zamanit Keopsi dhe Ramsesi i Kananit. Dyzet vite enveriste mizoriste me krime të tmerrshme Dhjetor 1941 Dhjetor 1981, kur xhelati e gjakpirësi i Enverit Kadri Azbiu helmoi dhe vrau në gjumë kryeministrin Mehmet Shehu.

Në Dhjetor 2021, mbushen 40 vite nga vrasja makabre e Mehmet Shehut, masakra e fundit e Enverit.

Unë do të shkruaj në Dhjetor në kujtim të 40 vjetorit të masakrës tragjike, por sot theksoj: Deviza dhe direktiva e Enverit ishte: “Pushteti merret dhe mbahet me grykën e pushkës”.

Dhe me të vërtetë Enver Hoxha ashtu ka vepruar. Për të mbajtur pushtetin mizorist antidemokratik, antihumanist ka burgosur, torturuar vrarë e masakruar shtatë mijë e pesë qind njerëz fisnikë të dituruar, intelektualë të kulturuar, besimtarë teuratikë të ilminuar, specialistë, modernistë të përkushtuar dhe shkrimtarë e poetë eposikë të admiruar, midis të cilëve unë shkrimtari e poeti Sali Leka me 85 libra dhe 5555 tregime të vërteta faktike me demaskime të drejta kundër mizorizmit të egër enverist ramizist dhe neomarksizmit të pamëshirshëm berishist, i cili lodhet e mundohet për ta rimarrë përsëri pushtetin me protesta, shkretime, zullume, mënxyra e batërdi, katrahura e gjurulldi kaotike, por në skenën e tymnajen politike nxjerr si xhambat e satac Lul Bashën e Ilir Metën.

Që nga viti 2004, Ilir Meta është nën sundimin absolut të Sali Berishës, dhe të dy kanë mbuluar maskarat makabre të Enverit e Ramizit, masakra të ethshme, rrenqethëse.

Duke mbuluar krimet e masakrat enveriste ramiziste kanë mbuluar dhe duan të mbulojnë krimet e padrejtësitë e tyre antinjerëzore.

Edi Rama është njeri i drejtë, i sinqertë, burr trim guximtarë e mëndimtar jetik akoma më shumë vizionar, dijetar e mendimtar jetik filozofik me iradin ilmin teuratik, si drejtues shteti e kombi eposik, dhe jo sundues kaotik rrakitik, as komunist tipik si Fatos Nano e Sali Berisha.

E vërteta qëndron e do të qëndrojë: Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, Lul Basha, Ilir Meta, nuk kanë ndëshkuar as kriminel, as kusar të korruptuar.

Ata që duan që kriminelët dhe kusarët most ë ndëshkohen, të votojnë kundër Edi Ramës guximtari kreshnik eposik, që i ka paksuar, i pakson dhe do ti paksojë akoma më fort, kriminelët, kusarët, mizorët dhe gazhelët e shtrembëruar.

Unë me shokët e mi të admiruar kemi dashur dhe duam, që kriminelët, kusarët, mizorët, zuzarët, meskinistë, shtrembalucët e zgërdhecët monstruozistë të demaskohen publikisht dhe të ndëshkohen juridikisht do të votojnë për Edi Ramën me qeverinë socialiste moderniste me 25 Prill 2021, edhe në 2025, 2029, 2033 e 2037 dhe 2041 e 2045.

Shënim special ekskluziv specifik

Me 25 Prill 2021 Edi Rama e ka siguruar dhe të garantuar mandatin e tretë me fitore shembullore, por rreketë e mënxyrën e tymnajave të muzgëta të errta do të turfullojnë nëpër studio televizive dhe gazeta regresive në Tiranë.

Enveri me Ramizin nuk jetojnë, por kanë pas tyre dy televizione dhe dy redaksi gazete anarshiste sharlataniste.

Fatos Nano, Sali Berisha, Lul Basha dhe Ilir Meta kanë në pronësi katër televizione dhe katër gazeta dhe çdo ditë llomotisin, jargosin e nakatosin shpifje e gënjeshtra munafikiste narciziste, për të errsuar shkëlqimin e veprave madhështore tetë vjeçare të qeverisë Edi Rama.

As për shkretimin e zhvillimit progresist e modernizimit Atdheut Skenderbeut dhe i ShënKonstandinit.

Atdheu i kombit shqiptar, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim deti Jon e Adriatik, ishte është e do të jetë i Skendërbeut etnik autokton dhe i ShënKonstandinit Arbo-Iliro-pellazgjik.

Lum ata e ato që janë mekujtesë eposike historike dhe me dituri e vizion jetik teuratik shembull e model ilminik në Gadishullin Ballkanik.

Vetëm ata që janë me dituri ilminike kombëtare dhe me krenari eposike Atdhetare Arbnore Shqipatre kanë aftësi për kujtesë autoktone historike.

Edhe me filozofi jetike njerëzore shembullore.

O SA MIRË DO TË ISHTE QË NË TIRANËSHKODER E PRISHTINË TË ISHIN SHTATË TELEVIZIONE E SHTATË GAZETA EPOSIKE AUTOKTONE GJERGJ KASTRIOTIKE SHENKONSTANDINIKE.

Enver Hoxha ishte më vampir kriminel e katik sesa Faraoni i Egjyptit për arsye se: Faraoni keopsi dhe Ramsesi kanë vra mijëra njerëz nga tetë kombe që i sundonte, Siria, Libani, Libia, Tunizia, Izraeli, Palestina, por nuk kanë vra asnjeri nga kombi Egjyptian.

Kurse Enveri me Ramizin kanë vra njerëz nga kombi shqiptar. Kanë vra edhe nga vendlindja e tyre Shkodra e Gjirokastra.

Unë njerëzit nga vendlindja ime dua ti shpërblej të tërë, ti gëzoj e ti lumturoj.

Sali Berisha është më kriminel e xhahil sesa Sllobodan Millosheviçi për arsye se Sllobodan Millosheviçi nuk ka vra, as ka masakruar asnjeri nga kombi i vet Serbo-Sllav.

Sali Berisha ka vra njerëz nga kombi vet, Arbo-Shqiptar, edhe baxhanakun e tij në Gerdec, ashtu si Enveri vrau Bari Omarin bashkëshortin e motrës.

S. Berisha ka vra edhe në Tropojë në vendlindjen e tij.

Ai nuk është krenar që është Tropojan.

Unë isha, jam e do të jem krenar i betuar që jam Shëngjergjas samodik etnik autokton Arbo-Iliro eposik Gjergj Kastriotik ShënKonstandinik.

Edhe një fjalë e urtë shqiptare thotë: “AI NJERI QË NUK KA DINJITET E KRENARI PËR VENDLINDJEN E VET, NUK KA FE AS BESË PËR KOMB E ATDHE”.

Del pyetja dhe kush duhet të përgjigjet?
Çfarë të mirash i solli Enver Hoxha popullit shqiptar me vrasjet që ka bërë duke filluar nga Bahri Omari, Mustafa Gjinushi, Dali Ndreu, Gjin Marku, Tuk Jakova, Beqir Balluku, Ndue Marashi, Mehmet Shehu dhe 4500 djem dhe burra nacionalistë të kombit e Atdheut. Po Sali Berisha me krimet, padrejtësitë makabre, vjedhjet e vrasjet e firmat piramidale kusare, në vitet 1996-1997 e në vazhdim.

Po anarshistët e meskinistët me 14 protesta regresive kaotike dy vite rresht 2018 e 2019.

Edi Rama e Sander Lleshaj nuk vranë asnjeri.

Për Sander Lleshaj burrë fisnik e jetik teuratik do të shkruaj përsëri, por sot theksoj:

Edi Rama i miri i të mirëve, i drejti i të drejtëve, i sinqerti i të sinqertëve.

Edi Rama shembull e model jetik eposik, për drejtësi e demokraci.

Edhe 25 vite me Edi Ramen Kryeministër i Republikës Parlamentare të Shqipërisë moderniste.

Ashtu si Edi Rama janë dyqind e pesëdhjetë mijë socialistë dhe demokratë të vërtetë modernistë të betuar të admiruar.

LUM O LUM KOMBI E ATDHEU QË I KA E DO TI KETË.

TANI NË SHEKULLIN XXI EDHE NË SHEKULLIN XXII.

LUM ATA QË PUNOJNË PËR MODERNIZIMIN E ATDHEUT.

KOMBI SHKËLQEN E ZHVILLOHET KUR ATDHEU ZBUKUROHET E MODERNIZOHET.

ZEMRA FORCOHET E MENDJA DITUROHET.

KUR FEJA HYJNORE BESOHET E ADMIROHET.

LUM ATA QË E BESOJNË FENË ME IRADIN E ILMIN.

Ata që tempujt e vakefet Fetare nuk i frekuentojnë kur janë të sëmurë dhe të lodhur, akoma më keq do të sëmuren e do të dobësohen.

Edhe nuk do të shërohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat