Dialog me Komandantin

Kultura

Dialog me Komandantin

Nga: Dedë Preqi Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:04
Dedë Preqi

Tingulli i pushkës tënde zë i flijimit

E kishte aromën e lirisë së prushitur

Melodinë e vetëtimës në errësirë

N’trojet e veta vdes, ku është lind e rritur.

Unë jam një udhëtar i humbur

Në hapësirat e mërgimit i tretur,

Një ndjenjë më digjet në largësi

Komandant, dua të dialogoj me Ty.

Komandant i dashur, zgjohu njëherë

Akoma i kemi bishat mbi kry,

Mitrovica, urë me derë për t’kaluar

Rreth e përqark kufinjt e kafshuar.

Zgjohu komandant, të lutëm

Car LLazari, e drejton gishtin e metalit

Në mes të Dardanisë tonë të lashtë

Mbrapësht i ka hipur kalit…

Të vie me vjellë prej liderëve cuba

Të dehur si derrat i prijnë politikës,

Kalanë e shembin vetë përbrenda

Rrahin gjoks n’shpindë t’Amerikës.

Zgjohu komandant lëshoja sytë Kosovës

Ky popull i dashur gjithmon krenar me ty,

Qoftë i shenjtë qumshti i nënave shqiptare

Dhe i nënë Zahides, që t’dha zemër e fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat