Remzi Basha, poet i mërgmit dhe atdhedashurisë

Kultura

Remzi Basha, poet i mërgmit dhe atdhedashurisë

Nga: Baki Ymeri Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:22
Kopertina

Përtej dëshirës së poetit dhe të gjitha dimensioneve të nostalgjisë së tij, mërgimi bëhet një kategori, një gjendje shpirtërore, një mënyrë për të qenë, një kënd i privilegjuar nga i cili syri e shikon botën në të gjitha dimensionet e saj. Në poezinë e mërgimit, plani historik dhe të dhënat e menjëhershme të ekzistencës përballen përgjithmonë me dhimbje dhe me një botë kategorike në të cilën imazhet pasqyrohen në oqeanin e dashurisë dhe atdhedashurisë. Kjo është arsyeja pse lirikat e Remzi Bashës, kaq të bukura për joshje, nuk na shqetësojnë por na pushtojnë.

Mërgimi, emigracioni, diaspora. Këto janë termat më të përdorur shpesh që përfshijnë një fenomen të mbuluar nga traumat karakteristike të popullit shqiptar gjatë shekujve të fundit. Kundruar nga askepti etik, estetik dhe psikologjik, autori nxjerr në pah dhe thekson lidhjen shqiptare me tokën e huaj, pa harruar kurrë për të qenë pranë kujtimeve të rinisë, pranë shtëpisë, pranë familjes, pranë prindërve, pranë farefisit dhe bashkatdhetarëeve të tij.

Poetët e mërgimit janë barinj fjalësh dhe marinarë në tokë të huaj, ku kanë formuar një paradiasporë shqiptare që nga kohërat e mesjetës sonë, që nga Egjypti dhe Italia e deri në Konstantinopojë (Stamboll), Sofje, Bukuresht, kurse që nga shekulli i shkuar edhe në Amerikë, Kanada, Zvicër, Belgjikë, Gjermani, Skandinavi e gjetiu. I sigurtë është fakti se termi diasporë në mënyrë metaforike mbulon një realitet. Eksodi i vërtetë dhe i trishtuar ndodhi veçanërisht në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e komunizmit. Vetëm atëherë fillon rreziku i vërtetë për gjithë kombin, rrezik që detyroi dhjetëra mijëra shqiptarë të strehoheshin jashtë vendit.

Remzi Basha shkruan me zërin e zemrës për qëndresën tonë gjatë historisë, për vëllezërit Gërvalla, për Ibrahim Rugovën, për mamanë e tij, për motrën e tij, për babanë e tij, për përmallimin ndaj vendlindjes dhe për jetën në mërgim. Për herë të parë në historinë tonë mund të flasim për një diasporë të vërtetë, sepse kësaj here masa e refugjatëve përfaqëson të gjitha klasat shoqërore, të gjitha profesionet dhe është e shpërndarë në të gjithë botën. Nuk është më çështje, si në shekujt e tjerë, të grupeve rajonale të gjuetarëve, që ikin nga një pushtim ose për shkak të përndjekjeve ose kataklizmave (thatësira, murtaja, etj.), dhe nuk është më çështja e grupeve të komplotistëve ose revolucionarëve që kalojnë kufijtë për të gjetur strehim në vendet fqinje ose në Perëndim.

Sot, punëtorët dhe të rinjtë po ikin nga Kosova, madje edhe profesorë universitarë, tregtarë ose studentë. Po ikin në botën e lirë dhe të gjerë, sepse klasa e degjeneruar politike nuk u mundëson një jetë normale në vendlindje. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një simfoni tragjike e mërgimit. Remzi Basha vjen para nesh me një thjeshtësi të dukshme, me metafora dhe rima befasuese, me një stil të ri e të veçantë që i sjellë famë që në moshë të re, sidomos me temat dhe motivet e tij poetike. Kështu, shumica e poezive të shkruara larg vendit pasqyrojnë përvojën e re të jetës, dramën e njeriut të "zgjuar", i cili e dinte se ai nuk mund të kthehej më, por duke mbajtur me vete të gjitha kujtimet e tij.

Poeti në mendjen dhe zemrën e tij e mban shtëpinë e prindërve, bjeshkët dhe vreshtat e Therandës, fshatin ku pat lindur, qytetin dhe të gjitha vendet që kishin të bëjnë me ekzistencën e tij, si dhe njerëzit që ai njihte, librat që i lexoi, ngjarjet që i përjetoi. Nëse do të reduktonim në thelb pjesën më të madhe të poezive të Remzi Bashës të shkruar pas largimit nga vendi, do të thoshim se ekzistojnë dy fjalë në të cilat mund të përfshihen ndjenjat e tij: mërgimi dhe malli. Duken të pakta dhe të thjeshta, por mund të mbulojnë një univers të tërë poetik dhe, mbi të gjitha, një fat të tërë. Mërgim është mërgim, sepse thënia e thjeshtë sjell menjëherë me vete realitetin e ekzistencës. Titujt e disa vëllimeve ose poezive të tij, përveç mallit përfshijnë në mënyrë të qartë edhe dy subjekte tjera: dashurinë dhe atdhedashurinë.

Nga dy fjalët e përmendura më lart - mërgimi dhe malli - ka akoma të tjera. Ka degë, më të mëdha ose më të vogla, të cilat, së bashku, përbëjnë pemën e poezisë, të simfonisë së shkruar nga remzi Basha larg nga vendlindja e tij e dashur. Një nga këto "degë", një nën-temë lirike, është padyshim drita e dashurisë: „Kur gjethet e dëbojnë erën/ Dhe shiu troket në dritare/ Mendimet e fshehura/ Mplakin përfytyrime e shikime./ Papritmas kujtimet degdisen/ E vijnë përmallime të përjetshme/ Shpresat që ikin me nxitim/Shuhen në zhgënjime/ Por ti moj zana ime/ Mbetesh përjetë/ Drita e dashurisë sime.” (Mendime të fshehura).

Hareja, kënga dhe vallëzimi ishin veti e përditshme e dardanëve. Thonë së rruga më e mirë për të arritur në zemrën e një femre është muzika. Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta janë poetë të kombit, Lasgush Poradeci poet i shpirtit, Azem Shkreli dhe Ali Podrimja poetë të nusërimit të fjalëve me fjalë, ndërsa Remzi Basha poet i dashurisë: “Vetëm hyjneshat/ Mund të mburren/ Me po atë dridhje/ Të gjinjve/ O, çfarë shtjelle/ Dëshirash e artesh magjike/ Të shpërthekimit të veshjes sate/ Prej mëndafshi të tejdukshëm/ Që të bie te këmbët/ Asnjë mallkim/ Nuk është më i fuqishëm/ Se sa ai i erëtimës/ Me të cilën më mbështjell/ Trupi yt i çveshur.” (Mallkim me erëtima).

Vallëzimi është art, meditim, shpirt dhe poezi. Ilaçi më i mirë për shpirtin e njeriut është nxitja e trupit. Puna, arti, kënga, dashuria dhe atdhedashuria, janë katër misione fisnike që e përlindin jetën. Vetëm përmes tyre, jeta ka kuptim dhe kuptimi ka jetë. Një misioni të këtillë i shtohet edhe elementi i pestë: poezia. Poezia nuk është element dhe as argument, por ëndërr, mendim dhe sentiment. Poezia është arti i pestë, para apo pas pikturës, arkitekturës, muzikës dhe skulpturës. Gruaja ideale ka qenë një motiv inspirimi që nga fillimi i botës. Shikoni gjoksin e femrave të bukura për të jetuar më gjatë!

Shkencëtarët gjermanë pohojnë se shprehia e meshkujve për të shikuar drejt gjoksit të femrave zgjat jetën e tyre dhe i sjell dobi shëndetit të tyre, dhe për këtë arsye ata iu rekomandojnë meshkujve (sidomos atyre mbi 40 vjeç) që së paku dhjetë minuta brenda dite të shikojnë drejt gjoksit të femrave. Autorët e studimit thonë se ngulitja e syve te gjinjtë e femrës është një shprehi e shëndetshme e meshkujve dhe ka efekt të njëjtë në jetëgjatësi sikurse ushtrimet intensive, dhe mund të zgjatë jetën deri në pesë vjet më shumë. "Vetëm dhjetë minuta shikim në gjinjtë e një femre joshëse, ka efekt të njëjtë sikurse 30 minuta ushtrime aerobike", thotë gerantologja Karen Weatherby, drejtuese e studimit. Të dhënat janë bazuar në hulumtimin që ka zgjatur pesë vite, ndërsa është realizuar te 200 participantë në tri spitale gjermane, me ç'rast nga gjysma është kërkuar të shikojnë drejt gjinjve të femrave, ndërsa gjysmës tjetër i është ndaluar ky “aktivitet” i ëmbël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat