Shpirtbardha

Kultura

Shpirtbardha

Nga: Fitore Haklaj Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:00
Fitore Haklaj

Ty të njoha nga vegjëlia

Fēmijë i urtë e plotë dashni

Ece rrugës pa u dëgjuar

Shpirti yt deshti vetëm qetësi

Edhe kur ishe e mërzitur

U largove më një qoshe

Ti nuk deshte të lwndosh askënd

Shpirti yt gjithëherë në këmbë

Dal ngadal u rrite moj

Faqet e tua kuq si mollë

Flokët e gjata deri në sup

Shpirt fisnik të deshten shumë

Por ngadal tu shu buzëqeshja

Sa shumë gjera të s'provoj jeta

Jeta të bëri gur të fortë

Shpirti yt aq shumë duroj

Mos u ndal ti shpirt i bardhë

Nuk mund të shoh vetëm duke qarë

Buzëqeshi diellit edhe hënës

Edhe kur ke shumë mall për nënën

Janw dy yje që të ndriqojnë

Edhe atëherë kur ti harron

Shiko qiellin e mos ke frikë

Shpirti yt bëftë gjithmonë dritë

NËN HIJEN E DIELLIT

Ajo hije e vogël nuk më la vetëm

Atëherë kur ika e nuk u ktheva më

Erdhe më mua e nuk u largove

Aty më prite ah si më shpëtove

Hije në diellin e verës sē nxehtë

Hije edhe në borën e bardhë si pambuk

As kur shiu më lagu deri në trup

Nuk ike kurrë e unë të deshta shumë

Nuk flisje mē zë as më ata sy

Më rrije afër pa asnjë kusht

E lexoje heshtjen e vajin tim të shpeshtë

Dhembjen e ndave mē shumë kujdes

Hije e bardhë të quajta shumë herë

Edhe ditën e hirtë ma e bëre pranverë

Loti në faqe kur më rrjedhi mua

U bëre nënë e baba pa u frikësuar

Mbi re të bardha do tē marrë edhe ty

Nën hijën tënde do të këndoj si fëmijë

Mbi supet tua ndhem si fluturë e bardhē

Aty do mbesim unë e ti sa të jam gjallē.

MOS M`I LARGO ËNDËRRAT

Ëndërrova të fluturoj deri të deti i kaltër

Të kthehem mbas e të vazhdoj persëri

Në bjeshkët e bukura ku vetëm zogjtë dëgjohen

Ku fryen era e lehtë e unë ndihem prapë fëmijë

Ëndërrova malet të mbushura me lule

Fushat e gjera që nuk kanë fund askund

Rrugët e gjata t`i kaloj duke kënduar

Të buzëqeshi tërë ditën edhe kur jam në gjumë

Ëndërrova retë e bardha mbi shtëpinë time

Mbas tyre diellin që më rrëzoj aq bukur

Ulur buzë lumit e qetë në ajrin e pastër

Nuk desha të zgjohem deri të vjen prapë të unë

Ëndërrova fëmiun e pa djallëzuar

Më dhuroj lule për çdo ditë në mëngjes

Një puthje të ëmbël për natën e mirë

E sytë e mi deshen vetëm ashtu të rrinë

Ëndërrova ngjyrat më të bukura

Duke i përzier më një vazo të madhe

Ylberi më doli nga qielli i bukur

Jeta ime plotë ngjyra të pa thara.

A THUA

A thua ka diell që ngrihet në mesin e ditës

Apo ka hënë që zbret poshtë në tokën e thatë

A thua edhe shiu shkon në kahjen e kundërt

Edhe rrugët largohen pë të mos u bashkuar kurrë

A thua pse ti njeri po mendon vetëm luftën

Sikur kjo luftë të pasuron në shpirtin tënd

A thua pse lulet nuk kanë më as aromë sikur dikur

Edhe ujët nuk është më ujë sikur i lumit tim

Mos me thuaj që edhe fëmijët nuk luan më me lodra

A thua kjo botë i dhuroj një lodër që nuk e deshti

Askush më nuk flet më zemër të sinqertë

Pse të shikon sikur bukën je tue ja ngrënë

A thua pse vitet nuk kanë vlerë më sikur para sa kohe

Kur festa ishte festë më vallën më të bukur

A thua ku mbeten këngët e kënduara edhe pa muzikë

E oxhaku në oda e rrethuar me plotë dashuri

Nuk dua të mendoj që është fundi i një bote

Apo fillimi i një bote ku jetë nuk ka më

A thua vjen një ditë që do të mendoj botën time

Apo vetëm frika për një botë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat