Je margaritar

Kultura

Je margaritar

Nga: Zymer Mehani Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:48
Zymer Mehani

Të Shqipërisë BASHKIM....
E pate ideal-
Shpirtin sa një mal

BASHKIMIN e Kombit
E pate synim-
Zemrën plot guxim

Kosovën shqiptare
E pate dashuri-
Flamur kuq e zi

Për atdhe t' bashkuar
Jo të ndarë në pjesë-
Lidhe fjalë  e besë

Malet e atdheut
Pa arinj e derra
I doje përhera

Fushat e paanë
Lulëkuqet përherë
Për ty kishin vlerë

Qiellit të atdheut
Shqipja n' fluturim
Ish yti gëzim

Në t'atdheut altar
Je margaritar-
I vërtet shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat