Spica me libër

Kultura

Spica me libër

Nga: Sevdail Hyseni Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:49
Karikatura marrë nga interneti e përpunuar

Pas kaq vitesh

Spicës Metalike,

I buzëqeshi fati

N’vjersha satirike!

Po na del me libër

Si kurrë më parë,

Për ta mat veten

Sikur në pazar.. !

Për t’i shkallmuar

Me majën e mprehtë,

Ata që digjen

N’luftë për pushtet!

Si dhe të tjerët

Pastaj me radhë,

Që janë mësuar

Të rrinë nën dardhë!

Për ata që postet

I kanë me mandat,

Spica i nderon

Me kunjin e gjatë!

Ka dhe të tjera

Goditje me stil,

Për ata që shohin

Ëndrra në di’ll!

Spica Metalike

(Kjo poezi e gjen frymëzimin te nisma për botimin e një libri satirik “Ëndrra në diell”, e cila ka gjetur përkrahje te diaspora jonë e dashur, së cilës i falënderohemi pa fund)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat